Berisha: Në SPAK dosjet e Ramës kundërmonin në të katër anët, aty duhej të futeshe me maskë antigaz
Sali Berisha ka lëshuar me akuza të forta ndaj SPAK-ut dhe kryeministrit Edi Rama pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Teksa ka postuar një video në Facebook, shkruan se në SPAK duhej të futeshe me maskë ose me antigaz, sepse dosjet që lidhen me qeverinë dhe kryeministrin Rama kundërmonin në të katër anët.
FJALA E PLOTE
‘Altin Gjoka Hajri Troplini Dumanit, armikut të egër të pluralizmit politik, parelarësit dhe pronarit të katër banesave, falsifikatorit dhe mashtruesit të dokumenteve shtetërore, drejtësia vonon, por nuk harron’.
Sali Berisha, me 21.9.2026
Pyetje: Kë gjetët sot në SPAK, Doktor? Ditë e hënë, ditë pune…
Sali Berisha: Atë se çfarë gjeta, ua tregoj unë.
Dëgjoni pak ju lutem.
Aty duhet të futeshe me maskë ose me antigaz sepse dosjet e Edi Ramës kundërmonin në të katër anët.
Ftoj çdo shqiptar të shtrojë pyetjen: a duhej thirrur Edi Rama për 50 dosjet e krimit elektoral?
Për dosje në të cilat ai është vetë në telefon, 339 dhe 184.
A duhej thirrur për 400 milionë euro të zhdukura për inceneratorët?
Asnjë nga djegësit, që shkojnë në total 400 milionë euro, nuk punon, nuk ekziston. Të gjitha me frmën e tij dhe Edi Rama vazhdon të vjedhë shqiptarët.
A duhej thirrur Edi Rama në këtë seksion të PS, për portet e Shqipërisë, për portet e Durrësit dhe portet e tjera që janë afera më e madhe e korrupsionit në Evropë, që shkojnë të paktën katër miliardë euro?
Por shkojnë edhe miliarda euro gjoba për shqiptarët në çmimet e të gjitha mallrave që blejnë, pasi gjer para pak vitesh, ata mallrat i merrnin nga portet e tyre, kurse sot paguajnë çmimin e transportit të mallrave nga portet e vendeve fqinjë.
Dhe kjo është një nga arsye se pse çmimet në Shqipëri rriten në mënyrë stratosferike.
Por përveç kësaj, për ndërtimin e portit në Porto Romano, shqiptarët duhet të paguajnë nga taksat e tyre 1.2 miliardë dollarë.
A duhej të pyetej Edi Rama nga skllevërit e tij në këtë institucion për rrugët që ndërtohen me çmime 6 deri në 10 herë më të larta se në Evropë?
A duhej të pyetej Edi Rama për gjobën prej 120 milionë euro që i bëri shqiptarëve me aferën Beketi?
A duhet të pyetet Edi Rama për kontratën me të cilën gjobit shqiptarët me 130 milpionë, dhe anulimi i së cilës do të kushtojë 700 milionë euro sepse Rama do të marrë aksionet e tij?
A duhet të pyetet Edi Rama për takimin në Aruba, në të cilin morën pjesë trafikantët, ndërtuesit, dhe morën pjesë të dërguarit e Edi Ramës, emrat e të cilëve i mbajnë sekret skllevërit e tij?
A duhej të pyetej Edi Rama për AKSHI-n, në të cilin familjarisht ka grabitur mbi 600 milionë euro?
A duhej të pyetej Edi Rama për rolin e Ergys Agasit, i cili është i filmuar dhe fotografuar në të gjitha format?
A duhej të pyetej Edi Rama për urdhrat që i ka dhënë Ermal Beqirit për operacionet më të ndyra ndaj shqiptarëve dhe të huajve në Shqipëri?
A duhej të pyetej Edi Rama për të gjitha portet dhe pronat e ushtrisë, të dhëna me firmën e tij jo të presidentit të Republikës, klientelës së tij?
A duhej të pyetej Edi Rama për IPARD-in? Mori këshilltare ministren e cila gjobiti fermerët shqiptarët me 130 milionë euro para të IPARD-it për shkak të vjedhjes së tyre.
A duhej të pyetej Edi Rama për KAYO-n e tij, në të cilin i jep kompanisë 40 milionë euro, blen makinat dhe ato makina i blen qeveria? A ndodh në botë një skemë e tillë vjedhje si këtu?
A duhej të pyetej Edi Rama për pronat e Surrelit, për të cilat deklaron se i ka blerë tokë arë 9 mijë metër katrorë, në një kohë kur dy prefektë, njëri i PD, tjetri i PS, kanë refuzuar të firmosin dokumentet sepse në park kombëtar nuk ekziston koncepti tokë arë? Parku kombëtar ka mbrojtje të plotë dhe asnjë metër katror nuk mund të shitet dhe të blihet si tokë arë.
A është pyetur Edi Rama për aferën e sterilizimit, që kalonte nga studio në studio si një njeri i shpërfytyruar me një pincë të thyer dhe gërshërë të ndryshkur, në një kohë që me PPP-në e tij rriti 84 herë çmimin e sterilizimeve?
A është pyetur ndonjëherë Edi Rama për këtë?
A është pyetur Edi Rama për regjistrimin e gjysmë milion shpirtra të vdekur nga shtriga e korrupsionit, që e ka emrin Vilma Nushi, bashkëshortja e kushëririt të Edi Ramës, që regjistron check-upe për të vdekur për të vjedhë para dhe për t’i ndarë me Edi Ramën?
A duhej pyetur pra për 300 milionë euro të PPP-ve të shëndetësisë?
A duhej pyetur Edi Rama për pallatin në pajë, që dha leje të ndërtohet në sheshin e pallateve, por që bashkëshortja e tij nuk paraqet dot asnjë faturë tatimore, doganore, bankare, ndërtimore, etj?
Pra, unë solla këtu para shqiptarëve një pyetje për të kuptuar se ky organ është thjesht një hetuesi private e Edi Ramës, që komandohet prej tij dhe që funksionon në mburojë të krimeve monstruoze që Edi Rama kryen bashkë me suitën e tij të ngushtë.
Zoti Berisha, një pyetje ju lutem, a do udhëtoni sërish drejt Uashingtonit në forumin e IDU që do mbahet në datat 2 dhe 4 dhjetor?
Sali Berisha: Po, më falni, a do shkoj në dhjetor në Uashington? Po sikur të shkoj para dhjetorit?
Unë po pyes për forumin zoti Berisha?
Sali Berisha: Për forumin, do ta marr vendimin më vonë, në parim po, por nuk është vendimi përfundimtar.
Zoti Rama si duket u bë xheloz me takimin tuaj…
Sali Berisha: E patë, e patë ç’i bënë? Shqiptarët kundër!
Zhvilloi edhe ai një takim…
Sali Berisha: Zhvilloi, dhe Fox News, në televizionin kryesor protesta e shqiptarëve kundër tij. Protesta atje, protesta në Detroit, me gjithë fushatën e kërcënimeve.
Dhe i falënderoj shumë diasporën guximtare që i tha se ti je personi më i urryer.
Është njeriu deri tani i vetëm që ka shkelur në SHBA dhe i është organizuar protestë nga qytetarët me origjinë shqiptare.
A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?
Results
Vota totale: 4079

