Berisha në SPAK për 21 Janarin, Alibeaj: E vonuar, ngjarja po përdoret politikisht
Enkelejd Alibeaj e quan të vonuar thirrjen e Sali Berishës nga ana e SPAK në lidhje me procesin e 21 Janarit, ku 4 qytetarë u vranë gjatë një proteste të opozitës së asaj kohe. Ai shtoi se kjo ngjarje ka nevojë për drejtësi për të gjitha palët, dhe mbi të gjitha që të mos përdoret më politikisht.
”Marrja në pyetje e Berishës ishte e vonuar.. Për viktimat.. Ata e dinë për kaq kohë me një brengë që nuk mund të rikthehet. Bërja e drejtësisë është një lloj shpagimi. E vonuar dhe për Berishën, e ka thënë dhe vetë. I vonuar dhe për Ramën, sepse mbi këtë çështje PS dhe ai vetë e kanë përdorur politikisht çdo vit.
Kjo është e keqja e politikës që i përdor këto çështje duke treguar pandjeshmëri. Nuk duhet parë thjesht si ngjarje ku 4 persona humbën jetën. Uroj që SPAK të mund të vlerësojë, të hetojë pasi vetëm kështu mund të qetësojë të gjithë shpirtrat që mos ketë palë që ta përdorin këtë ngjarje të rëndë”, tha Alibeaj.
KOHA JONË SONDAZH

