FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha: Në vend të dorëheqjes, Ramaduro anatemoi përsëri protestën, mbrëmja e 35-të përsëriti 20 Shkurtin e 1991

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur pjesëmarrjen e qytetarëve në protestën e zhvilluar në Tiranë, ditën e djeshme.

Në një video-mesazh, Berisha deklaroi se protesta e mbrëmshme, sipas tij, përsëriti ngjarjet e 20 shkurtit 1991 dhe përfaqëson një reagim masiv qytetar kundër qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai u shpreh se protestuesit “organizuan funeral politik të Edi Ramës”, duke përdorur simbolika dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Mbrëmë qindra mijëra shqiptarë, të mbledhur nga të katër anët e Shqipërisë dhe mbarë bota, ripërsëritën sipas njerëzve të agjencive më prestigjioze të lajmeve në botë, 20 shkurtin e vitit 1991. Ditën në të cilën shqiptarët përmbysën dhe zvarritën shtatoren e Enver Hoxhës dhe së bashku me të përmbysën kultin më të keq në të gjithë historinë e tyre. Mbrëmë, qindra mijëra protestues përmbysën, para zyrave të tij, shtatoren e narkodiktatorit Edi Rama dhe i organizuan, me simbolizma, funeralin e tij politik. Sot në vend të dorëheqjes, Edi Rama urdhëroi përsëri, të provojë apo të reklamojë suksese dhe të anatemojë protestën e qytetarëve. Ai foli për një korrje të zezë dhe ujërat që rrjedhin ndër të”, tha Berisha.

Berisha theksoi se Partia Demokratike do të vijojë të mbështesë protestat dhe kërkesat e qytetarëve, ndërsa paralajmëroi qeverinë që të mos përdorë, sipas tij, dhunë ndaj protestuesve.

“Në të vërtetë mbrëmë në Tiranë ishte deti i ujërave të pastërta të popullit shqiptar që kërkon largimin e kreut të meduzës dhe qeverisë së tij kriminale, organizatës kriminale. Ndaj dhe një herë, kërkoj në emër të Partisë Demokratike, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës dhe plotësimin e pesë kërkesave të protestuesve, të cilat janë kërkesa njëkohësisht të Partisë Demokratike. Duke shprehur mirënjohje për ata qindra mijëra shqiptarë që protestuan dje në mënyrën më të fuqishme, më madhështore, garantoj se Partia Demokratike do të qëndrojë fuqishëm në mbështetje të protestës dhe kërkesave të tyre. Sikundër denoncoj me forcën më të madhe qëndrimin indiferent, kërcënues, fyes të Edi Ramës dhe sejmenëve të tij.Dhe paralajmëroj Edi Ramën edhe një herë, i cili para tre ditësh me krenari u shpreh se kishte monopolin absolut të dhunës: Liro menjëherë të arrestuarit dhe hiq dorë nga dhuna. Mos harro, se në përballje me popullin, fuqia nukleare i takon popullit dhe ajo është shkatërrimtare për ty dhe regjimin tënd”, tha Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Po 581 (11.7%)
Jo 4391 (88.3%)

Vota totale: 4972