Berisha nga SPAK-u: Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme po urdhërohet që të fshehë dosjen e Arubës
Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur paraditen e sotme në SPAK për masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.
Në dalje nga Prokuroria e Posaçme, Berisha hodhi akuza në drejtim të sistemin të drejtësisë dhe Altin Dumanit.
Berisha tha se Dumani është urdhëruar që të fshihet dosja “Aruba”.
“Të dashur qytetare dhe qytetarë, këtu takova Altin Troplinin, i cili po pinte një kafe me McGonigalin. Dhe McGonigali po e përgëzonte, po i jepte një çmim, atë të armikut të egër të pluralizmit politik. Në duar, McGonigal kishte dosjen e Arubës dhe e urdhëronte që ta fshehte pafytyrësisht siç e kishte fshehur gjithë këto vite dhe këta bënë që qytetarët shqiptarë të mësojnë për një nga aktet më kriminale në historinë e një shteti, takimin në Aruba të qeveritarëve shqiptarë. Bënë që shqiptarët të mësojnë për Arubën nga prokuroria italiane. Bënë që të mësojnë për Arubën nga gjykata belge. Kurse ky llum njerëzor, që ka integritetin e një krimineli, fsheh një nga skandalet më të mëdha në historinë e një shteti. Natyrisht ky është një peng i parave të krimit që i ka larë dhe shndërruar në pronat e tij dhe nuk i justifikon. Por këto kisha për sot për Altin Troplinin”, tha Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

