Berisha: Nuk ka më asnjë bashkëpunim me Partinë Socialiste

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat jashtë ambienteve të SPAK-ut është pyetur nëse opozita do të bashkëpunojë me PS për përzgjedhjen e emrit të Prokurorit të Përgjithshëm.

Kreu i PD është shprehur se opozita ka ndërprerë cdo lloj bashëkpunimi me mazhorancën, ndërsa shtoi se Prokurori i Përgjithshëm duhet të rishqyrtohet si institucion pasi sipas tij, nuk ka rolin që duhet të ketë.

“Jo, ne nuk marrim pjesë në përzgjedhje emrash. Pas aktit të tyre me Avokatin e Popullit, ne kemi ndërprerë çdo lloj bashkëpunimi në përzgjedhjen e emrave. Por mund të them që Prokurori i Përgjithshëm sot është institucioni më i zhveshur nga çdo kompetencë dhe kur dëgjoj ndonjëherë raportin e tij, ai flet sikur është drejtori i statistikave të policisë”, u shpreh Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?