Berisha nuk ndalet, poston një tjetër video për Ballukun

Votën PRO për Reformën Territoriale e dha edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku. Ajo u shfaq në seancën plenare në Kuvend gjatë momentit të votimit, duke u ulur pranë deputetit socialist Blendi Klosi. Prania e saj shkaktoi reagime të forta nga deputetët e opozitës, ndërsa kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, tentoi ta lagte me ujë.

Në videon e shpërndarë në rrjetet sociale, Sali Berisha ka shoqëruar pamjet me një mesazh të ashpër ndaj qeverisë, duke deklaruar: “Nuk është qeveri, por organizatë kriminale!”.

Kreu i demokratëve ka vënë gjithashtu theksin te fakti se Balluku është nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), duke e lidhur praninë e saj në Kuvend me akuzat e ngritura në diskursin e tij politik.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?