Berisha nxjerr videon e Ramës: Përdor teknologjinë për të përgjuar protestuesit, është një krim antikushtetues

Sali Berisha ka reaguar ashpër ndaj asaj që ai e cilëson si pranim publik të përdorimit të teknologjisë DPI (Deep Packet Inspection) nga ana e kryeministrit Edi Rama për monitorimin e qytetarëve dhe protestuesve.

Kreu i PD-së e quan situatën një “skandal” dhe akuzoi autoritetet për shkelje të rëndë të të drejtave kushtetuese. Sipas tij, pranimi i përdorimit të kësaj teknologjie për survejim përbën një akt të papranueshëm në një shtet demokratik.

”Skandal, pranon me gojën e tij të zezë se po përdor DPI për të përgjuar qytetarët dhe protestuesit. Dënoj me forcën më të madhe këtë krim anti-kushtetues Çmenduri! shprehet Berisha në reagimin e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?