Berisha: Para administratës Trump dhe Kongresit në Amerikë, paraqita të vërtetën mbi narkoshtetin e Ramës
Kreu i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se gjatë pjesëmarrjes në Konventën Republikane në Amerikë ka ngritur shqetësimet e tij mbi situatën politike, ekonomike dhe demografike në Shqipëri.
Në Facebook, Berisha shkruan se para zyrtarëve të lartë të administratës së Presidentit Donald Trump është paraqitur e vërteta mbi narkoshtetin në Shqipëri.
Berisha e lidhi situatën me qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, duke akuzuar regjimin e tij për pasoja të rënda në ekonomi dhe për një goditje demografike ndaj vendit.
“Pasojat mbi ekonominë dhe goditja demografike nga regjimi i Edi Ramës duhet të marrin fund”, shprehet Berisha.
Në përfundim të reagimit, kreu i PD-së thekson se Shqipëria duhet të rikthehet te parimet e shtetit ligjor.
“Shqipëria meriton shtetin ligjor!”, përfundon Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

