Berisha paralajmëron sërish protestë: Do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka parë vendi

Edhe këtë herë kryedemokrati Berisha ka pohuar publikisht se “do të kemi protestën me të fuqishme”.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka paralajmëruar sërish protestë para Kryeministrisë. Berisha tha për mediat ditën e sotme se PD nuk do të heqë dorë nga protestat deri në rrëzimin e Ramës.

Berisha paralajmëroi se ditët e para të qershorit do të jetë edhe kryengritja e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në mënyrë më të fuqishme do vijohet me protesta. Por kemi referendumin për votëbesimin e kryetarit dhe Kuvendi Kombëtar. Dhe këto janë procese që kërkojnë punë. Ndaj ditët më të para të qershorit do të jetë kryengritja më e fuqishme që ka njohur Shqipëria”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fakt Berisha para çdo proteste deklaron se “kjo do të jetë më e fuqishmja që ka parë Shqipëria”. Por ndërkohë kryeministri Rama vazhdon i qetë drejtimin e qeverisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi sot: Edi Rama apo Sali Berisha?