Berisha: Parlamenti të shkrihet, të hapet rruga për zgjidhjen që kërkon rinia
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar shkrirjen e parlamentit, duke e cilësuar si të vetmin vendim të përgjegjshëm që mund të merret në situatën aktuale politike.
Përpara hyrjes në seancën plenare në Kuvend, Berisha deklaroi se Parlamenti po zhvillon punimet nën masa të forta sigurie dhe sipas tij duhet të marrë vendimin për t’i hapur rrugë një zgjidhjeje të re politike.
“Parlamenti mblidhet në rrethim! I vetmi akt i përgjegjshëm i tij është të deklarojë fundin e tij, shkrirjen e tij dhe hapjen e rrugës për zgjedhjen që kërkojnë mbarë rinia dhe qytetarët shqiptarë”, u shpreh Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

