Berisha për ambasadorin e ri amerikan: Shpresoj që ardhja e tij në Tiranë të sjellë ndryshimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përshëndetur emërimin e Eric Wendt si ambasador i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke shprehur shpresën se ardhja e tij në Tiranë do të sjellë një qasje të re në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Gjatë deklaratës së tij, Berisha tha se pret që drejtësia dhe zbatimi i ligjit të jenë ndër prioritetet e diplomatit të ri amerikan, në përputhje me direktivat e administratës së presidentit Donald Trump.

“Kam bindjen se në zbatim të direktivave të qeverisë amerikane dhe presidentit Trump, lufta për zbatimin e ligjit, kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar do të jenë të një rëndësie shumë të madhe. Shpresoj e besoj se do të jetë një përparësi ardhja e ambasadorit të ri në Tiranë”, deklaroi Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i PD-së vijoi ndërkohë kritikat ndaj Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke përsëritur akuzat e tij ndaj këtij institucioni. Berisha tha se nuk do të tërhiqet nga beteja e tij politike dhe publike kundër SPAK.

Swiss Digital Mobile Reklama

“SPAK-u ua faktoi shqiptarëve se u bë gardian i krimit kushtetues elektoral dhe unë betejën time kundër këtij institucioni nuk e fsheh. Ata patën pafytyrësinë të më dërgojnë mesazhe duke menduar se do të shuanin zërin tim. Por kurrë nuk do të ndodhte. Sot ai po përdoret si një vegël parti-shtet”, u shpreh ai.

Berisha pati kritika edhe për propozimin e socialistëve për reformën territoriale. Sipas tij, ndryshimet e propozuara nuk korrigjojnë problemet e ndarjes territoriale të vitit 2014, por i thellojnë ato.

“Në vend që të korrigjonte gabimin e ndarjes territoriale të vitit 2014, ai e rëndoi me shkurtimin, duke e çuar numrin në 46. Edi Rama, me këtë centralizim prej sulltani, kërkon që çdo pushtet ta ketë në pëllëmbë të dorës”, deklaroi lideri demokrat.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?