FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Berisha për protestën e 17 prillit: Do jetë revoltë e fuqishme e shqiptarëve në mbrojtje të interesave jetike

Në konferencën me gazetarët, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sërish për protestën e 17 prillit.

Ai tha se data 17 prill do të jetë një revoltë e fuqishme e shqiptarëve në mbrojtje të interesave më jetike.

“Do jetë një revoltë e fuqishme e qytetarëve shqiptarë në mbrojtje të interesave te tyre më jetike. Mbrojtjes nga vjedhjet e qeveritarëve, vokacionet të tyre perëndimor, por edhe të gjendjes së tyre nga katastrofa ekonomike që po ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nafta është gjaku i ekonomisë dhe është materia me ndikimin më të fuqishëm. E gjitha bota perëndimore është angazhuar në lehtësime të barrës fiskale të naftës, ndërkohë Rama po nxjerr fitime përrallore për shkak të ngritjes së çmimeve. Ai mori një vendim absolutisht me synim falimentimin e fermerëve shqiptarë. Ndërkohë Gjermania në një akt para tre ditësh vendosi të dyfishojë subvencionet për naftën për fermerët. Edhe Suedia uli TVSH e ushqimeve në 6% nga 12 që ishte”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?