Berisha porosi kryetarëve të degëve: Dialog intensiv me qytetarët, protesta deri në largimin e Ramës

Kreu i PD, Sali Berisha, gjatë mbledhjes me Kolegjin e Kryetarëve, tha se Shqipëria ndodhet në një moment kritik politik dhe ekonomik, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për kapjen e drejtësisë dhe përfshirje në afera të rënda korruptive. Berisha u shpreh se mazhoranca ka bllokuar mekanizmat e kontrollit parlamentar dhe ka penguar hetimet ndaj zyrtarëve të lartë, duke e cilësuar si një akt të paprecedentë për një vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian. Ai theksoi se situata ka sjellë edhe pasoja në raportet ndërkombëtare të Shqipërisë. Duke u ndalur te ekonomia, Berisha tha se pavarësisht rritjes së raportuar të GDP-së, qytetarët përballen me varfëri në rritje, ndërsa përfitimet përqendrohen në një grup të ngushtë të lidhur me qeverinë. Kreu i PD-së bëri thirrje për mobilizim të plotë të strukturave, rritje të anëtarësimeve dhe intensifikim të komunikimit me qytetarët, duke theksuar rëndësinë e protestave si mjet kryesor për largimin e qeverisë.

Fjala e plotë nga Sali Berisha

Të nderuar drejtues politikë, koordinatorë të kësaj partie për degët. Një fjalë thotë, uji fle, hasmi nuk fle. Ne duhet të themi, uji fle, opozita nuk fle. Se po fjeti, e merr lumi. Ndaj dhe ne duhet të jemi në këmbë në çdo kohë, në çdo rast, në çdo përpjekje. Kështu që e thirrëm këtë mbledhje këtë ditë për probleme jashtëzakonisht të rëndësishme, të vetë, të partisë dhe të vendit. Sot, udhëkryqi në të cilin e ka vendosur regjimi Shqipërinë po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm. Po bëhet më i rrezikshëm se kurrë më parë. Edi Rama pas faktimit, pas dokumentimit të implikimit të tij direkt në një mori aferash korruptive, në dosjen Balluku dhe jo vetëm, pas faktimit dhe dokumentimit se AKSH-i është kopshti privat, në fakt, është gropë e zezë e Lindave të Ramës dhe vetë atij, vendosi, siç e dini, në një akt të pashembullt, t’i mbyllë dyert drejtësisë. Të hedhë në kosh kërkesën për arrestimin e Lubi Ballukut, duke qenë i bindur se do të ishte radha direkte e tij, mbasi dosja Balluku, në mbi 60% ishte vetëm dosja Rama. E njëjta gjë AKSH-i. Mirlinda e tij e gjorë që jeton me katër vila, po jeton në një apartament me qira, nuk është gjë tjetër, vetëm prestanomi i gjysmës së tij më të mirë, Lindës së Surrelit. Mbasi në AKSH, në këtë agjenci publike, familja e tij ka grabitur qindra e qindra milionë euro, nëpërmjet famozit baxhanak, Armand Frangu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy këto dosje, siç jeni në dijeni, janë tashmë dosje ndërkombëtare, janë të depozituara në të gjitha kancelaritë e mëdha të Evropës dhe të botës. Për të shpëtuar lëkurën e tij, dhe miq, duhet ta kemi të qartë, shqiptarët duhet ta dinë, se diktatorët dhe narkodiktatorët për të shpëtuar lëkurën, janë të aftë të ndërmarrin çdo vendim. Nuk njohin asnjë interes tjetër përveç interesit të vet. Kështu që, pavarësisht nga paralajmërimet e hapura ndërkombëtare që mori dhe të përsëritura, që mori, ai përdori 83 mandatet e krimit për të, për t’i mbyllur dyert institucionit të akuzës për qeveritarët dhe afër tij dhe familjarët e tij. Me këtë akt të pashoq në ndonjë vend që aspiron integrimin në Bashkimin Evropian, me këtë sfidë të hapur që ai u bëri qytetarëve shqiptarë, duke u provuar se vjedhjet e tij nuk mund të dënohen, nuk mund të gjykohen, ai krijoi apo solli, si mund të them, një bllokim të një raporti në Komisionin Evropian, që është raporti i bardhë, raporti i standardeve, por është një raport i ndërmjetëm, nuk është një raport përfundimtar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një raport i ndërmjetëm. Dhe e vërteta është se me gjithë pesë shqyrtimet, ky raport për Shqipërinë ka mbetur në klasë. Me gjithë telefonatat e tij, mund t’ju them që po t’i mblidhni janë dhjetëra orë me zyrtarë evropianë dhe zyrtarë të institucioneve ndërkombëtare, ai nuk ka arritur, përkundrazi, numri i vendeve të cilat kanë kundërshtuar votimin e këtij raporti ka ardhur në rritje dhe jo vetëm kaq, por dhe numri i çështjeve që vendet kanë ngritur për Shqipërinë ka ardhur gjithnjë në rritje. Ndërkohë, po në funksion të lëkurës së tij, ai ka bërë lëvizjen tjetër, së bashku me serbomadhin Aleksandër Vuçiç, kanë bërë një letër Bashkimit Evropian, në të cilën që të dy, për interesa të tyre kriminale, dhe jo të popullit, të popujve të tyre, shpallin se ata nuk janë, nuk kërkojnë një anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian, por një lloj tjetër integrimi, vetëm marrëveshje tregtare dhe lëvizje të lirë. Çka, gjë e cila është një ndëshkim i vërtetë për shqiptarët, por është dhe një akt antikombëtar. Në mënyrë të përsëritur nga 2013 e gjerë sot, Edi Rama i del në krah Aleksandër Vuçiçit, i cili është i akuzuar për genocid në Bosnjë, për safarin në Sarajevë, i cili është një ultranacionalist i verbër midis Gjorgjeviçit dhe Millosheviçit.

Armik i egër i Kosovës, po së bashku me Ramën. Dhe të cilit Edi Rama sapo erdhi në pushtet gjerë sot, i ka bërë shërbimet më të çmuara. Me qëndrimet e tij antishqiptare dhe spiralin që hapi me Ballkanin e hapur dhe ndryshimin e kufijve. A e paraqiti atë para botës si një njeri konstruktiv dhe dhe udhëheqjen politike të Kosovës si destruktive dhe bllokuese. Nga dele e zezë në Ballkan, e ktheu në një good guy, me të cilin merresh vesh, një njeri i cili ka vetëm një synim, Serbinë e Madhe. Jeni dëshmitarë se si ky pas luftës në Ukrainë, bëri dy vjet lobim nga samiti në samit, gjersa ja mbyllën gojën përfundimisht që të mos i kërkojmë Vuçiçit të respektojë sanksionet ruse. Në një kohë që vetë i vuri sanksione Kosovës. Dhe tani që komuniteti ndërkombëtar filloi të realizojë se Aleksandër Vuçiç midis Serbisë europiane dhe Serbisë, Rusi e vogël në Ballkan zgjedh Serbinë, Rusi e vogël në Ballkan. Dhe filluan me radhë t’i përcaktojnë qëndrimet ndaj tij. Ky del dhe çiftohet me të tani, bëhet ortak me të, në një kërkesë fund e krye, antikombëtare për ne dhe absolutisht në kundërshtim me ëndrrën shqiptare për integrimin europian, në funksion totalisht të karriges së tij. Pra, çfarë kemi të re ne këto, në këtë periudhë? Kemi të re vetëdemaskimin e plotë të Edi Ramës para shqiptarëve dhe para komunitetit ndërkombëtar.

Ndërkohë, gjendja ekonomike e shqiptarëve përkeqësohet nga muaji në muaj. Mashtrues ordiner i paskrupullt, kalon nga celulat e Partisë së Krimit, nga seksionet, organizatat, nga një organizatë në tjetër, absolutisht me një zinxhir të pafund mashtrimesh. Shet mashtrime dhe injorancë, ndërkohë kur përqindja e varfërisë dhe rreziku për varfërinë në Shqipëri po shkon gjerë gjysmë, po prek gjysmën e popullatës. Këto ditë u thotë shqiptarëve, po rritet GDP-ja. Si ka mundësi të ketë korrupsion? Qytetarë shqiptarë, ju lutem, kërkoj vëmendjen tuaj. Po, po rritet GDP-ja. Por kunatolli i Lindës së Surrelit nga kjo rritje merr 75 milionë dollarë pa bërë asgjë, për inteligjencë artificiale. Dhe po t’jau ndash me familjen Rama, imagjinoni sa u takon. Kurse ti o pensionist, nga kjo rritje merr 8 euro. Ai merr 75 milionë, pensionisti merr 8 euro. Kjo është rritja. Ku shkon rritja? Rritja vidhet. Është e vërtetë, është e vërtetë që rritja është reale, sepse e paguajnë, rritja vjen në radhë të parë nga taksat e larta që paguajnë qytetarët. sepse prodhimi industrial ka rënë, prodhimi bujqësor ka rënë, eksportet kanë rënë. Megjithatë rritje ka. Burimet kryesore janë taksat e larta që paguajnë shqiptarët, ndërtimi i karteleve të drogës dhe të krimit, po si shpërndahet? Si shpërndahet kjo rritje? Pikërisht këtu qëndron edhe korrupsioni i tmerrshëm që ka përpirë Shqipërinë. Dhe ky thotë, kur ka rritje, si do ketë korrupsion? Po sigurisht, në këtë rritje, kunati juaj, baxhanaku juaj merr vetëm me një tender, 75 milionë euro pa investuar asnjë qindarkë. Kurse pensionisti merr 8 euro, 2 kg domate nga mashtrimet që ke bërë.

Ekonomia është dhe po shkon drejt një përkeqësimi. Investimet e huaja kanë një rënie katastrofale. INSTAT-i i jep 1 milion, 1 miliardë e 600 milionë. 800 milionë janë para shqiptare të investuara nga kompanitë e huaja që punojnë në Shqipëri dhe investojnë në Shqipëri. S’kanë asnjë lidhje me botën. është një lloj si eksportet u rritën, thamë një ditë, sepse merrnin, merrnin mallrat që i shkarkonte Kosova në Durrës dhe shkonin drejt Kosovës. reeksportet. Edhe këtu e njëjta gjë me investimet. Edhe nga këto 800 milionë të tjera, 30% e tyre janë ndërtime, janë blerje që bëjnë shqiptarët. apartamente, çfarë punësimi bëjnë ato? Minimal. Janë investim janë ato sigurisht, por janë pa frutë. Janë pa punësi. I dhe çelësin ai. Ai blen katin atje, rri në Angli. Apo rri në Singapor, apo në Dubai. 18%, vetëm më pak se 300 milionë janë investime të frytshme. Kaq kanë qenë në vitin 2004.

Kjo është e vërteta dhe kjo është e tëra rezultat i korrupsionit. Nuk vijnë, kompanitë largohen. Pra, në këto, po të marrësh punët e tyre, punët e Shqipërisë, veprat e zeza të Edi Ramës. Merrni vetëm një. Merrni djegësat. 400 milionë euro, asnjë kilogram mbetje nuk digjet në Shqipëri më. Asnjë. Djegësi i Tiranës 120, 100, 130 milionë nuk ka një tullë. Shkoni në Mëzez, 120 milionë dollarë, kredia japoneze për impiantin e ujërave të zeza të Tiranës. Asgjë nuk ekziston, paratë janë dhënë. E tjerë e tjerë e tjerë me radhë. Pra, jemi në këtë situatë. Jemi në një situatë në të cilën Partia Demokratike është e thirrur të të ngrehet në mënyrën më të fuqishëm kundër këtij regjimi. Jemi në një situatë në të cilën ne duhet të bëjmë gjithçka për rezistencën më të fuqishme, gjerë në largimin e këtij regjimi.

Miq, Edi Rama komandon, kontrollon një mori sahanlëpirësish dhe mediat e tyre. Imagjinoni ju e marr si shembull po s’kam si të mos e marr, Sokol Ballën. Sokol Ballukun. Si ai janë disa, të cilët nga mëngjesi gjerë në darkë, shpifin, trillojnë për opozitën dhe mbrojnë në një mënyrë apo në një tjetër këtë regjim i cili, ç’është e vërteta, po diskreditohet çdo ditë e më shumë, por nga ana tjetër publikisht dhe haptas para syve tanë, ka marrë të gjitha pushtetet në duart e tij. Një propagandë e shfrenuar e sahanlëpirësve përpiqen të mohojnë farsën elektorale të Edi Ramës, në një kohë kur ky është i vetmi kryeministër në Europë krahas Zayedit të Tunizisë që s’është Europë, që arreston në vitin elektoral tre liderë të opozitës. Që fal 2 miliardë euro gjoba dhe dhe kamata, dy ditë para zgjedhjeve. Që paguan për votë 100 euro çdo pensionist. I vetmi vend ku rezultatin e Durrësit, Elbasanit, të Shkodrës e diktojnë klanet më të egra të drogës dhe krimit, jo jo në Shqipëri, por në Ballkan dhe në Europë. Ku licenson për mbjelljen e 29,000 hektarë kanabis.

Pra, kemi të bëjmë me një regjim të zhytur fund e krye në drogë dhe që bën gjithçka për të mbrojtur vjedhjet marramendëse të fondeve dhe pasurive publike. Ndaj dhe ne duhet të vazhdojmë, duhet të insistojmë në dialog intensiv me çdo qytetar shqiptar. Ai ka të gjitha mjetet e propagandës në dorë. Ne kemi dy. Kemi takimin, kemi rrjetet sociale. Por takimin me njerëz nuk e zëvendëson asgjë. Ai nuk ulet dot me qytetarët. Ai shkon vetëm në organizatat e partisë që i di që janë shpellë e krimit. Kurse ne ulemi, dëgjojmë, debatojmë, pranojmë kritikat, marrim sugjerimet nga qytetarët. Ndaj dhe është e domosdoshme që kryetarët e degëve, koordinatorët e degëve, drejtuesit politikë të kenë një axhendë të vazhdueshme dhe kryetarët e bashkive, patjetër, të kenë një axhendë të vazhdueshme takimi me strukturat, takimi me qytetarët. Është e domosdoshme. Nuk ka asgjë më të rëndësishme. T’i dëgjojmë, ta arsyetojmë me ta, të debatojmë, t’u shpjegojmë. Kjo është e një rëndësie kapitale për ne.

Jemi në kilometrin e fundit. Prapë e them këtu, do ta them gjithnjë. Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë që problemet që ne kishim i kemi lënë mbrapa. Tani kemi një problem. Dhe ky është problem Edi Rama, pushteti i krimit. Dhe ne duhet të qëndrojmë me të me të gjithë forcën. Koha provon se protesta është arma jonë më kryesore. Ky asgjësoi parlamentin, si kurrë ndonjëherë. Parlamenti është inekzistent. Nuk lejon asnjë komision hetimor parlamentar. Nuk pranon asnjë interpelancë. Nuk pranon asnjë debat me mocion. Deputetëve tanë nuk iu sjellin informacionin, dokumentat sipas ligjit të detyruar. Ai jep një jo një, po 1000 arsye që ne të braktisim parlamentin. Ne nuk e bëjmë atë. Jo. Pikërisht se ai do. Ne nuk e bëjmë atë. Por ne, ne do bëjmë gjithçka me qytetarët kundër tij, gjersa të largohet nga pushteti. Ky është qëndrimi ynë. Ne jemi legjitim në çdo akt kryengritje paqësore ndaj këtij regjimi.

Miq, para katër ditësh në Durrës, vjedhja dhe ndëshkimi që u bëhet shqiptarëve me portin e Durrësit, tejkalon çdo lloj ndëshkimi që ata kanë marrë ndonjëherë në rrafshin ekonomik. Një pasuri publike që shkon në rreth 4 miliardë euro shndërrohet në Dubain e 1001 netëve të Edi Ramës. Alabari i tij është vetëm fasada, por ai ka deklaruar, unë investoj 70 milionë, kaq do investoj. Në 12.600 apartamente, në gjashtë hotele luksoze, në marinën për 200 jahte, në pishinat e standarteve më të larta, janë paratë e Franc Çopjes dhe Edi Ramës, paratë e Troplinëve të Suel Çelës, janë paratë e klaneve që ky kontrollon dhe absolutisht janë që të gjitha për miliardierin Edi Rama. Përveç kësaj, qytetarët shqiptarë do paguajnë nga taksat e tyre 1 miliardë euro për ndërtimin e portit në Porto Romano. A do e pranojmë këtë? Jo, absolutisht. E thashë në Durrës, kjo do jetë çështje me përparësi kombëtare për ne. Jo, kjo do jetë çështje me përparësi kombëtare për Partinë Demokratike.

Nuk mund të pranojmë që para syve tanë ky të shkatërrojë, të përvetësojë një pasuri të tillë që vetëm sipërfaqja ku është aty, sipërfaqja e tokës, është 1 milion e 300.000 m2. Dhe tani, pasi kishte deklaruar se portin e ri do ta ndërtojë privati, tani del se portin e ri do ta ndërtojnë qytetarët shqiptarë dhe çfarë porti? Katër herë më të vogël se Durrësi. Pra, shikoni ku jemi ne. Ne nuk mund të pajtohemi kurrë me këtë. Ndaj dhe duhet të ngrihemi në mënyrën më të fuqishme në protesta. E lodhshme, rraskapitëse, por rrugë tjetër nuk ka. Dhe asgjë pa sakrifica nuk ndodh. Jo. Nuk ka një rrugë të dytë. Kushdo t’i dalë zot vetes së tij, të ardhmes së tij, lirive të tij dhe këtij vendi, duhet të ngrihet. Dhe ne punën më të madhe duhet ta bëjmë me qytetarët, me shumicën e heshtur. T’i nxjerrim nga heshtja, të bashkohen në këtë betejë.

Në këtë kuadër, ne jemi në fazë zgjedhjesh në parti dhe unë shfrytëzoj rastin t’ju uroj të gjithë anëtarët e partisë që kanë marrë pjesë në këtë proces në rrethe dhe degë, si dhe të zgjedhurit, kanë zgjedhur me votën e tyre, demokratët që u kanë besuar më shumë. Ky proces vazhdon në përputhje me statutin, bazuar në votën e anëtarëve, dhe në tërësi ka ec, është një proces civil, dinjitoz. Dua ta vazhdojmë me vendosmëri zgjedhjen e kryesive dhe siç kemi theksuar edhe disa takime të tjera, motoja jonë do të jetë organizim, organizim, organizim. Miq, mos harroni se Partia Demokratike në mënyrën më të pamerituar, me qëllim vendosjen e saj në kontroll të plotë nga ata që kurrë nuk duhet ta kontrollonin, pësoi tronditje të mëdha. Dhe nuk është se patëm, kemi patur përqëndrimin e duhur në organizimin tonë. Nuk ka asgjë më të rëndësishme sesa organizimi tani. Unë çdo kryetari i them zonja apo zoti kryetar, veten tënde para së gjithash duhet ta masësh me njohuritë që ke për çdo seksion të Partisë Demokratike në degën tënde. Ne jemi parti e madhe. Ju garantoj se jemi parti e madhe. Por kjo nuk mjafton, kjo garanci. Jo. Jeni ju që duhet të vërtetoni për për vetë për vetë përgjegjësinë tuaj kryesore. Jeni ju që duhet të dini me përgjegjësi të madhe shtrirjen territoriale të Partisë Demokratike, anëtarësinë e Partisë Demokratike. Nuk mund dhe nuk duhet të ecim më pa një verifikim, një inventarizim të plotë, jemi parti e terrenit, të pranisë sonë në terren me seksionet.

Kërkoj që çdo ditë ju të keni një grafik dhe ky grafik të ketë detyrë të parë pikërisht vërtetimin, verifikimin, territorial të shtrirjes territoriale të Partisë Demokratike. Ama kjo kërkon që ju të vraponi testit, me këmbë, me mjete, me si të mundeni, të kontrolloni, të shkoni në çdo zonë, në çdo territor, kërkon patjetër. Është e një rëndësie shumë të madhe. Dhe lidhur me këtë, drejtimi po kaq i rëndësishëm i punës sonë, anëtarësime, anëtarësime, anëtarësime. Ju garantoj se janë mijëra e mijëra qytetarë të rinj, më në moshë e të tjerë, të gatshëm të anëtarësohen, por nuk i afrojnë. Unë isha në Shkodër. Çfarë më tha kryetari? Kur të doni, kemi një numër të madh të gatshëm për të bërë anëtarësime. Nga Durrësi, demokrat, më çon mesazh dhe më thotë, këtu në zonën time, kam anëtarësuar, kaq janë anëtarësuar kaq persona. Dhe ne jemi një problem. Problemi jemi ne vetë. Se në qoftë se ne nuk i ftojmë, pse do na luten ata ne? Në qoftë se ne nuk shkojmë, ulemi me ta, nuk bisedojmë, ata do vazhdojnë punën e tyre. Sidomos jemi në opozitë, mos harroni. Ne betejë ofrojmë. Ndaj dhe ne duhet të rrimë mbas tyre. Duhet të takojmë të rinj, duhet të takojmë gra, duhet të takojmë burra, duhet të takojmë dhe duhet me me insistim të shndërrojmë anëtarësimin në një nga drejtimet themelore të punës sonë. Dhe ju garantoj të nderuar zotërinj kryetarë, se kjo do të jetë edhe një nga parametrat e vlerësimit të punës së degëve kudo, të drejtuesve dhe degëve kudo që janë. Do jetë kjo. Problemi tjetër kardinal që dua të shtroj për të 10-ën herë para jush, por tani unë duhet t’ju them se shtrohet në një mënyrë më ndryshe. Të jemi të hapur.

Dje në Hungari u ndryshua pushteti. Fidesz, një parti mike e jona që nga themelimi, se në fakt jemi dy partitë e vetme që kemi ngelur në skenën politike europiane, nga ato që u themeluan në ‘90-tën si forca antikomuniste, pas një qeverisje 16 vjeçare të Viktor Orban, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, fitoi po një parti e qendrës së djathtë, anëtare në EPP dhe Orban doli në opozitë, në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Dy gjëra po lexoja. Së pari, opozita aty kishte patur mbështetjen e televizioneve më të shikuara. Dhe ky është një avantazh i madh, komerciale, të paktën sipas një raporti që lexova. Por kryesorja, opozita kishte dominuar në mediat sociale. Pra, megjithëse kishin televizionet më të shikueshme, unë nuk i di se nuk i njoh ato mediat e tyre, por ata dominonin tërësisht në YouTube, në të gjitha mjetet, rrjetet sociale. Tani, do të jemi të hapur këtu edhe para edhe para qytetarëve. Zoti kryetar, zoti deputet, anëtar kryesie, koordinator e të tjerë me radhë. Anëtari ynë i thjeshtë do që në atë Facebook-un tënd të shoh edhe guximin tënd. Të jemi të hapur këtu. Të flasim haptas. Çfarë ndodh?

Unë jua kam thënë dhe përpara këtë. Më çojnë mesazhe, lexojnë statuse, s’po i përmend emrat tani se, të disa nga demokratëve që bëjnë statuse shumë kurajoze, dhe kritikë ndaj qeverisë, përqëndrohen dhe më çojnë mua fjalë dhe demokratët më shkruajnë mua, pse drejtuesit e PD-së nuk marrin, nuk bëjnë statuse të tilla në Facebook-et e tyre? Në Instagram-at e tyre? Pse kryetarët e degës nuk e bëjnë këtë? Pse ky nuk e bën? Pra, shikoni. Dhe t’ju them një gjë, mos e injoroni, sepse ne armikun më të egër sot për sot kemi frikën që ka ngjallë, ka arritur të ngjallë Edi Rama. Dhe detyra më kryesore jona është të vrasim frikën. Imagjinoni, t’ju them një gjë. Ndodh kjo. Para një muaji, në Beograd, tre shqiptarë po shkonin në Poloni, me pa ndjesë, katër shqiptarë. Dhe njëri prej tyre poston në Facebook një status me flamurin e me Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin, dhe këput fjalë jo të mira për Serbinë, sharje.

Policia tek dera e merr, e arreston bashkë me shokët e tij. Dhe unë dal në protestë, protestojmë këtu në konferencë shtypi. Të nesërmen, Klevis Balliut në darkë, i troket në derë një vajzë e re. Aman thotë deputet, ma hiq atë foton thotë, që ke postuar. Klevisi duke shpërndarë fletushkat, i kishte dhënë asaj një fletushkë nga thirrjet tona për protestë dhe kishte bërë një foto me të dhe e vendos në Facebook, foton. Më hiq atë foton thotë se i kanë shkuar thotë me statusin tënd nënës në punë edhe ma heqin nga puna. Dhe kjo identik, regjime policeske tani. Shiko ç’bëjnë. Tani çfarë duhet të bëjmë ne? Ne duhet të bëjmë sa më shumë, sa më aktiv në statuse dhe në të gjithçka tjetër, edhe duke bërë share njëri-tjetrin, duke duke marrë materiale, duke duke postuar artikuj. Rrjetet tona nuk mund të jenë kurrë rrjete të fjetura. Nuk mund të jenë kurrë rrjete të fjetura. Është e pafalshme. Është absolutisht e pafalshme. Ty nuk ta jep kamerën ai të dalësh, po ama Facebook-un nuk ta ndalon dot. Tani që të jemi këtu të hapur.

Përdorimi i rrjeteve sociale do kontrollohet. Përdorni apo s’përdorni. Është detyrim. Për atë që drejton dhe ka një post, ai është detyrim. Përndryshe, rri i heshtur, rri i heshtur. Pra, do kalojmë në këtë, në këtë, jemi, ne jemi në një betejë të vështirë. Ne duhet të përdorim çdo mjet legjitim. Ju nuk mund t’i imagjinoni se çfarë manipulimi bën Edi Rama 90% të mediave. Me lista që këta nuk duhet të shkelin në studio televizive. Duhet të merrni vetëm këtë apo atë. Duhet të merrni dhe këtë që ta diskreditoni dhe ta denigroni në studio. Këto janë reale, absolute. Sepse në studio dhe kudo ka gazetarë të ndershëm, gazetarë të cilët neveriten me qëndrimet e drejtuesve të tyre, por ky është realiteti. Po e mashtrimet, manipulimet, nuk kemi ne një mjet. Mos mendoni se me një apo dy mjete arrijmë të tejshkojmë perdhen e rëndë të censurës dhe një gjë ju them, nuk ka mafie më kriminale, më të rrezikshme se mafia e fjalës së lirë. Se e para është fjala e lirë. Ajo është më e keqe se mafia e drogës, ajo është më e keqe se mafia e trafiqeve, ajo është më e keqe se të gjitha mafiet e tjera. Dhe aty e kemi një armë. Aty e kemi. I kemi dy fjalë. Nuk duhet të përtojmë. Duhet të nxjerrim, duhet të nxjerrim veten tonë. Kështu që është shumë herë është ngritur kjo çështje. Por tani ne kërkojmë një kthesë rrënjësore. Kthesë e cila për hir të së vërtetës duhet të them, siç do të vlerësohen parametra të tjerë, do jetë një nga parametrat që do vlerësohet.

Statuset tona janë çështja e guximit tonë. Unë guxoj dhe i them një nga një, të vërtetat për kryetarin e bashkisë, për ministrin, për kryeministrin, i marr nga tjetri se s’mund të mos i di, ju e keni parë. Marr artikuj, publikoj në Facebook, tre vetë e shohin, mirë, tre vetë. Pesë vetë, pesë vetë, po e shohin më shumë, e shtojmë më shumë këtë. Thashë, opozita atje kishte televizionet më të shikuara, por ishte absolute në YouTube dhe në rrjetet sociale. Pra ne kemi një rezervë shumë të madhe. Kemi një rezervë shumë të madhe në anëtarësime, kemi një rezervë shumë të madhe në organizim, kemi një rezervë shumë të madhe në rrjetet sociale. Ne mund ta ndryshojmë me vullnet të hekurt. Ne i japim Partisë Demokratike dimensione të atilla që s’ka patur kurrë më parë. Po kjo kërkon të vazhdojmë betejën. Kjo kërkon të bindim, t’i kundërvihemi dhëmb për dhëmb kësaj propagande, këtyre mashtrimeve.

Çfarë u thoshte në Lushnje? Turp! Po kur s’ke turp, çdo gjë e bën. Europa u thoshte, nuk e jep më subvencionin e naftës. Ata dëgjonin fermerët. Të them unë një gjë. Absolutisht çdo vend i Bashkimit Europian e jep subvencionin e naftës. Po duhet të kesh paturpësinë më ekstreme të dalësh dhe t’u thuash atyre fermerëve, ndërkohë që të gjithë ata janë me celular, kontrollojnë në Google dhe kudo, se e ka hequr Europa tani. Ajo është, është tejkaluar dhe se do ta merrni naftën, kur të sillni faturën e asaj që keni shitur. Asnjë nuk e jep naftën për produkte të shitur. Jo! Produkti i shitur paguhet ka një, ka një, një subvencion tjetër. Ka subvencion tjetër. Nafta jepet për sipërfaqe. Për të mos thënë kaq e japin aq sa blejnë. Po, fatura e blerjes në pompë, ajo duhet. Sigurisht që s’mund të shkosh. Pra, e dëgjova aty domethënë, po më intrigant, më i turpshëm njeri nuk mund të bëhet, kryeministër. Dilte aty u thoshte atyre. Dhe ata në falimentim. Sepse janë të vetmit, fermerë, është puna më e vështirë, po janë të vetmit që fitimin e kanë më të vështirin. Më të mundimshmin. Dhe ky u thoshte se në Europë është hequr ajo tani. Nuk ka më. Po thoshte, do shkosh, do shesësh ti, do më sjellësh faturën dhe pastaj do marrësh kaq. Në një kohë kur, në një kohë kur Gjermania, e cila është mesatare në këtë drejtim, kaloi prapë, këtë vit e rriti, e rriti thuaja, kompensimin e naftës, e bëri sa, sa Franca dhe vendet e tjera që e kanë, e kanë të lartë. Jua thashë këtë, që ne duhet të bëjmë gjithçka, t’i kundërvihemi, por ne mjetet, mjetet të sigurta kemi, kemi, rrjetet tona sociale. Aty s’na pengon dot njeri.

Duhet të shkarkoni të gjitha AI-të. T’i shkarkoni, t’i keni në celular. ChatGPT-në, Cloud dhe Gemini. Ka nevojë. Ka një saktësi që rritet gjithnjë e më shumë. Sigurisht që ti ndonjëherë kanë halucinacione. Por ama ndihma e tyre është e jashtëzakonshme. Ato aplikacione duhet t’i keni, në mënyrë që të kundërshtoni propagandën e shpifur, trillimet që bën. Jo, thotë ky, Evropa e ka hequr këtë. Kë ka hequr? Subvencionin e naftës. Evropa e tëra, asnjë vend në Evropë nuk është që nuk subvencionon naftën. Përveç këtij, thashë një, një shembull. Po mund t’ju jap sa të doni shembuj të tjerë. Janë rritur thotë eksportet. Po si u rritën eksportet? Fut mallrat që shkarkohen në Durrës për Kosovën dhe që dalin në Morinë, i quajnë eksporte shqiptare. Në kohë kur ato i blejnë tregtarët e Kosovës. Po. Pra, Partia Demokratike ka nevojë urgjente për këto ndërhyrje, në mënyrë që të njohë një dimension të ri, një rivitalizim të ri dhe të ecë e sigurtë në betejën tonë. Shumë është arritur, prapëseprapë, për ta mbyllur, ne jemi shpresa e fundit dhe shpresa e vetme.

Komuniteti ndërkombëtar e bëri të vetën. Komuniteti ndërkombëtar qëndroi fuqishëm në rastin Balluku. Po kaq mund të bëjë. Ua them unë ju. Rezolutat, janë me rezolutat e partive simotra, Shqipëria është vendi më i ndëshkuar me shtatë rezoluta në 14 muaj. Çdo dy muaj një rezolutë. Tani gjithçka, sytë janë drejt nesh. Se nuk vjen kush për ta për, për t’u marrë direkt me, në Shqipëri, jemi ne këtu. Ndaj dhe ne duhet t’ju justifikojmë. E rëndësishme është, shumë e rëndësishme është që ky tregoi se çfarë është. Dhe të gjithë e kanë të qartë se e bëri se është vetë. Jo për Berishën, po e bëri se është vetë. Kjo, atëherë na përket ne. Na përket ne të vazhdojmë protestat tona, t’i diversifikojmë ato, të vazhdojmë betejën e shumëanshme. Asgjë s’përcakton më të ardhmen e kësaj partie sesa drejtimet që sot paraqita para jush dhe përpjekjet tona.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?