Berisha poston videon: E garantoj Ramën se dënimi i tij është pa shpëtim dhe pa kthim
Kryetari i PD-së, Sali Berisha thotë se dënimi i kryeministrit Edi Rama është pa shpëtim, pa kthim. Teksa ka shpërndarë edhe një video në Facebook, Berisha u shpreh se Rama mund të marrë masa për të mbrojtur pushtetin e tij, por kjo, sipas liderit të opozitës, nuk do ta ndryshojë përfundimin politik. ”E garantoj Edi Ramën se dënimi i tij është pa shpëtim, pa kthim. Le t’i mbyllë kufijtë nga të katër anët, por shqiptarët i kanë prerë përfundimisht biletën atij”,-shkruan Berisha krah videos.
KOHA JONË SONDAZH

