Berisha publikon pamjet: Situatë emergjente nga përmbytjet në Mamurras
Reshjet intensive të shiut kanë shkaktuar përmbytje të mëdha në Mamurras, ku situata raportohet të ketë dalë jashtë kontrollit. Uji ka mbuluar rrugë, oborre dhe biznese, ndërsa banorët po përballen me vështirësi të mëdha në lëvizje dhe furnizim. Autoritetet lokale ndodhen në terren, por reshjet e pandalura po vështirësojnë ndërhyrjen. Banorët kërkojnë mbështetje urgjente për të shmangur dëme edhe më të mëdha.
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë pamjet në rrjetet sociale.
KOHA JONË SONDAZH

