Berisha pyetet a do të shkojë në SPAK për 21 janarin
Kreu i PD-së, Sali Berisha, tha sot se nuk ka marrë asnjë fletë-thirrje nga SPAK për çështjen e 21 janarit. Ndonëse është bërë e ditur që SPAK e ka dorëzuar fletë-thirrjen për Berishën në 3 adresa, ish-kryeministri mohon ta ketë marrë.
“Mund t’u pohoj atë kam thënë. Jam përgjigjur gjithë jetën time çdo thirrje të organeve të drejtësisë dhe do t’i përgjigjem. Ka vetëm një kusht që unë të marr thirrjen dhe ata që përdorin këtë propagandë për të mbuluar skandalin Rama-Balluku të tunelit të Llogarasë, apo për të mbuluar skandalin e Aeroportit të Vlorës, tregojnë se janë shërbëtorë mjeranë të një bande që vjedh ditë e natë”, tha Berisha duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve lidhur me këtë çështje.
KOHA JONË SONDAZH

