Berisha: Rama i transportoi paratë me avionin privat jashtë shtetit, të nisin hetimet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i bëri thirrje autoriteteve europiane të nisin hetimet për Kryeministrin Edi Rama pasi e akuzoi se ka nxjerrë para cash jashtë vendit përmes avionit privat.

“I bëj thirrje Prokurorit Publik të BE të ndërmarrë menjëherë hetime për këtë problem tmerrësisht shqetësues. I bëj thirrje Interpolit, Europolit dhe Eurojust të angazhohen në hetimet më serioze të Edi Ramës që sillet si diktatorët e dikurshëm të Afrikës, që mbushin avionët me kartëmonedha dhe i sjellin në banka të ndryshme. Ky hetim ka një vlerë dhe rëndësi të jashtëzakonshme për shqiptarët. PD do të vazhdojë kërkesën e saj për hetimin më të plotë të mundshëm”, tha Berisha në konferencë për mediat.

Berisha i bazoi akuzat në një deklaratë të eurodeputeti Tomas Zdeçovski, i cili denoncoi Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para jashtë shtetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata bombë e europarlamentarit çek është një kontribut madhor pasi PD do rikthejë përsëri kërkesën për krijimin hetimor parlamentar për të hetuar transportin e parave dhe të drogës me avionin privat taksi të Edi Ramës në mbarë Evropën dhe më gjerë”, tha Berisha.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?