Berisha: Rama shndërroi zgjedhjet e 2025 në një farsë të shëmtuar elektorale
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po mban fjalimin e tij në protestën e organizuar para Kryeministrisë, ku ka akuzuar qeverinë për një seri aferash dhe ka theksuar se kjo është arsyeja për të cilën, sipas tij, duhet të rrëzohet mazhoranca.
Gjatë fjalës, Berisha u ndal në zgjedhjet e vitit të kaluar, të cilat i cilësoi si një “farsë elektorale”. Ai deklaroi se opozita ka punuar për të mbrojtur votën dhe se dokumenti i ODIHR-it, sipas tij, provon se zgjedhjet e 2025 u manipuluan nga qeveria.
“Në udhëtimin tonë vijuam punën për mbrojtjen e votës dhe falë punës tuaj të ndershme me vetëmohim, dokumenteve tona dhe përkushtimit arritëm që raporti i ODIHR është dokumenti që fakton se Rama shndërroi zgjedhjet e 2025 në një farsë të shëmtuar elektorale,” tha Berisha.
Në fjalimin e tij, ai përdori edhe gjuhë të ashpër për figura të lidhura me institucionet, duke i cilësuar si pjesë të “pushtetit të errësirës”.
KOHA JONË SONDAZH

