Berisha reagon pas deklaratës së Salianjit: Vija e kuqe është bashkëpunimi me bandat

Pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD-së, Sali Berisha në një prononcim për mediat tha se nuk i lëviz asnjë presje deklaratës që ka bërë në lidhje me turin e organizuar nga Ervin Salianji.

Ai tha se qëndrimi absolut i tij është vija e kuqe në rast bashkëpunimi me bandat.

Prononcimi i kreut të PD, Sali Berisha:

Swiss Digital Desktop Reklama

Diskutuam për të startuar revoltat e PD-së, të cilat do ti japin përgjigjen përfundimtare kësaj kalbësirë që kundërmon në të 4-anët e Shqipërisë dhe botës, vjedhje, drogë, drogë dhe vjedhje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është mbledhja e tretë e forumeve të PD-së, kryesia, grupi parlamentar dhe Këshilli Kombëtar që shkojnë në një linjë e cila shënon vendimin e kësaj force politike për fillimin e revoltave të cilat do të ndërpriten vetëm kur ky regjim të arkivohet në banesën e turpit të historisë.

Pyetje: Zoti Berisha, a po ju vlon gjaku demokratëve me aq sa pe sot për të protestuar?

Sali Berisha: Me aq sa pashë sot, jashtë mase. Një gatishmëri që ju nuk e imagjinoni dot. Jua them unë. Një vendosmëri e atillë që kjo parti nuk e ka patur ndonjëherë.

Pra, është një zhvillim, një ndërgjegjësim jashtëzakonisht i rëndësishëm dhe pozitiv.

Natyrisht, pavarësisht se po shkërmoqet, pavarësisht se është në agoni, pavarësisht se po projekton grusht shteti, përsëri duhet që populli ta kërrejë dhe populli shqiptar do ta kërrejë Edi Ramën, pengu i Lubi Ballukut, i Ergys Agasit.

E morët vesh ju apo jo? Ergys Pengmarrësit. Ergys Pengmarrësit, njeriut që merr peng, peng në emër të baxhanakut.

Pyetje: Zoti Berisha, vetëm pak minuta më parë gjatë mbledhjes së kryesisë Salianji …

Sali Berisha: Edhe njëherë… edhe njëherë, besoj se unë jam shprehur përfundimisht sot në konferencën e shtypit.

Pyetje: Zoti Ervin Salianji deklaron se nëse është vije e kuqe bashkëpunimi me krimin, atëherë ju kujton emërimin apo vendosjen tuaj në lista të zotit Arian Doja i cili po ashtu akuzohet për lidhje me krimin.

Sali Berisha: Edhe njëherë, edhe njëherë. Gjithçka kam patur unë për këtë çështje, e kam shprehur si kryetar i Partisë Demokratike dhe atë ju garantoj që nuk e lëviz dot aspak.

Pyetje: A do përjashtohet Salianji?

Sali Berisha: Asgjë nuk lëviz atje.

Pyetje: A do përjashtohet?

Sali Berisha: Qëndrimi, edhe njëherë, qëndrimi absolut i kësaj force politike është, vija absolute e kuqe është, janë bandat dhe krimi.

Pyetje: Përjashtohet kush shkel vijën e kuqe?

Sali Berisha: Shih statutin.

Pyetje: Pra mund të përjashtohet? Ju keni thënë në fillim të foltores që nuk do ketë përjashtime. Kur erdhët në krye të PD thatë që s’do ketë përjashtime.

Sali Berisha: Jo jo, nuk kam thënë që s’ka vetëpërjashtime.

Pyetje: Protesta do të jenë të qëndrueshme?

Sali Berisha: Protestat, absolutisht vetëm protesta. Revoltë jo protesta.

Pyetje: Do të qëndroni në shesh apo …

Sali Berisha: Ato do ti mësoni që të gjitha. Do ti mësoni se janë sekrete të organizatorëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?