Berisha refuzoi dy herë fletëthirrjen e SPAK për 21 janarin, reagon Balla: Situatë qesharake

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve se PD kishte kërkuar mocion me debat për buxhetin e vitit 2026. Balla komentoi edhe protestën e sotme të PD pasdite, teksa tha se sa herë që Berisha thirret në SPAK, bëjnë protesta.

Shkon SPAK te sekretaria e PD-së dhe sekretaria nuk e pranon shkesën. Shqiptarët e dinë që nga 1998, që kur Kuvendi i hiqte imunitetin Sali Berishës, janë thirrur protesta. Kur i hiqej viza amerikane, PD digjte mandatet. Në 2023, kur sërish drejtësia merr një masë ndaj tij, prapë protesta. Edhe sot kur zotëria thirret si person që ka dijeni, të gjithë jemi thirrur në prokurori për të dhënë informacion mbi çështje që kemi dijeni. Ka edhe kolegë të mi që shkojnë për çështje ose nën hetim dhe nën akuzë, dhe këta dashnorët e drejtësië së se kur bie fjala për kërkesa ndaj kundërshtarëve, ta tundin kërkesën në sy dhe thonë “ku është filani?”. Po ky filani? Protesta është legjitime, por ky është diskutim që mendoj se e bën në mendjen e tij çdo qytetar: proteston kur të thirr ty drejtësia, dhe kërkon protesta për atë që e ka thirrur drejtësia. Kjo është hipokrizi, që dihet se si shkon fati i tyre. Zgjedhjet e radhës vijnë dhe vazhdon thellon diferencën me humbjen pararendëse”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?