
Kreu demokrat, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku u pyet edhe lidhur me emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 9 majit 2027.
“Emrat e drejtuesve dhe kandidatëve do të jenë në një kohë sa më shpejt të mundur. Lidhur me procedurën, ka mendime të ndryshme, dhe ajo do vendoset nga forumet e partisë. Nuk mund të them tani. Statuti ka përcaktimet e veta, por ka mendime të ndryshme, ç’ është e vërteta”, tha Berisha.