Berisha: Shefja e SHISH bashkëpunëtore në krim, sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dalë në një konferencë për mediat, ku ka folur lidhur me aksionin e SPAK, për vënien në arrest shtëpie të Vlora Hysenit, drejtoresha e SHISH.
Berisha theksoi se ka tradhtuar detyrën e ligjin si edhe ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve.
“Në histori keni lexuar, keni dëgjuar që shefat e shërbimeve të kenë punuar në kundërshtim me ligjet për diktatorë, për agjenci të tjera, por kjo është hera e parë që dëgjoni se shefja e shërbimit në një vend ishte në funksion dhe mbështetje të krimit. Sot prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Vlora Hysenin, shefen e shërbimit informativ kombëtar si bashkëpunëtore në krim, si njeri që ka shkelur betimin, ligjin dhe sekretet e shërbimit ua ka dhënë kriminelëve. Nuk ka nivel më të ulët tradhtie ndaj detyrës, ndaj ligjit se ky”, deklaroi Berisha.

