Berisha shënjestroi ambasadorin Gonzato, Komisionerja Kos: Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë e BE-së

Komisionerja për Zgjerimin e BE, Marta Kos ka reaguar për gjuhën e përdorur nga Sali Berisha ndaj ambasadorit të BE-së në Tiranë Silvio Gonzato, lidhur me orientimin e tij seksual.

Ishte Berisha ai që apeloi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore.

”Ka fëmijë, ka pasur grua, ka marrë vendimet e tij më pas, siç e ka shpjeguar, se nuk dua të merrem me jetën e tij personale fare. Kështu që ligji nuk ka asgjë të përbashkët. Le t’u thotë shqiptarëve se cila direktivë e BE bën fjalë për përkatësi të shumëfishtë gjinore”,-tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Postimi i Marta Kos:

Swiss Digital Mobile Reklama

Përputhja me të është pjesë e procesit të pranimit në BE.

Kjo nuk është një kërkesë private e Ambasadorit të Europës në Shqipëri.

Çdo sulm ndaj tij është i papranueshëm.

Barazia gjinore dhe mosdiskriminimi janë pjesë integrale e ligjit të BE-së.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?