Berisha shkon në SPAK: Rama në rreth të kuq, nuk ka as shpresë dhe as të ardhme

Kreu i PD Sali Berisha u paraqit ditën e sotme në SPAK lidhur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Pas daljes nga SPAK Berisha ka mbajtur një komunikim për mediat ku ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për korrupsion.

Ftoj shqiptarët të marrin pjesë masivisht në protestë, pasi realisht Edi Rama është në rreth të kuq, të ardhme dhe shpresë nuk ka. Ta përcjellim, t’u japim një ndihmë këtyre të rinjve.

Dhe unë nuk dua kurrë që, ato ngjyra që i kanë dhënë qytetarët, t’ia prek. Dhe çdo demokrat aty është pa asnjë simbol. Të mësohemi ta respektojnë. Lëreni çfarë thotë ai se janë fashistë. Ai është i çmendur. Unë po të mos kisha patur këto funksione do të isha ditë e natë aty. I them Edi Ramës, ajo lëvizje ia ka prerë biletën”, tha mes të tjerash Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?