Berisha shkrin deputetët, Manja heq xhaketën: Të sfidoj Sali, copa jote kushton 2 mijë euro pa hak pune

Seanca maratonë në Kuvendin e Shqipërisë nuk po kalon pa pasur nota humori. Akuzat e Sali Berishës në drejtim të Ulsi Manjës për veshjet e tij, shkrinë së qeshuri deputetët socialistë. Manja nuk ngurroi as të hiqte xhaketën për të treguar markën, ndërsa i kërkoi edhe Berishës të bënte të njëjtën gjë. Edhe pse pa mikrofon, në debat i përfshi edhe deputeti demokrat Flamur Noka, i cili u çua nga vendi dhe iu afrua Ulsi Manjës.

Berisha: Ato kostumet ku i ke ti? Ku i ke kostumet? Aaa i ke hequr ato

Manja heq xhaketën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Berisha: I ke hequr ato.

Swiss Digital Mobile Reklama

Peleshi: Respektoni kodin e veshjes zoti Manja.

Berisha: Ato janë? A bravo shumë mirë, të ka dhënë dy ty jo një. Ku e ke çantë lujvuton, ku i ke 550 mijë eurot. Ulëzi, në kërkim do përfundosh. Nuk ke shpëtim.

Manja: Sali, tani që të merremi vesh unë e ti. Të ka kap sindroma e stocholmit dhe nuk rri dot pa mu. I ke përmend kostumet pa fund, të sfidoj, çfarë kostumesh vesh Berisha dhe Manja, sa bo e jotja dhe sa bën e imja. E kam pyetur chatgpt për çantën Louis vuiton. Copa e kostumit tënd bën dy mijë euro, pa hak pune.Unë e hoqa xhaketën, ai nuk e hoqi.

Peleshi: nuk e detyroj dot transparencën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?