Berisha takon Kryeministrin e Kroacisë: Procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi ditën e sotme një takim me Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenković, në kuadër të punimeve në Forumin e ‘International Democrat Union’ në Zagreb.
Diskutimet u përqendruan në zhvillimet politike në Shqipëri dhe rajon, si dhe në procesin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku Berisha u shpreh se që procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike.
Kreu i PD-së u ndal edhe tek disa shqetësime që ai kishte mbi vendin tonë si regresin demokratik dhe tendencat autokratike të qeverisjes, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, ndikimin e krimit të organizuar dhe karteleve të drogës në procesin zgjedhor dhe në jetën ekonomike të vendit dhe nivelet e larta të korrupsionit.
Sipas Berishës të dyja palët ranë dakord që procesi i integrimit europian duhet të jetë i bazuar në meritë dhe në përmbushjen e standardeve demokratike, duke shmangur një qasje të bazuar vetëm në konsiderata gjeostrategjike.
Nga ana e tij, Kryeministri Andrej Plenković rikonfirmoi mbështetjen e Kroacisë për Shqipërinë dhe për procesin e integrimit europian, duke nënvizuar rëndësinë e një procesi të bazuar në meritë.
Po ashtu Sali Berisha zhvilloi dhe një takim me Presidentin e IDU-së, Stephen Harper.
Berisha shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që IDU i ka dhënë Partisë Demokratike gjatë periudhave më të vështira politike në Shqipëri dhe ngriti para Presidentit Harper një sërë shqetësimesh serioze lidhur me gjendjen demokratike në Shqipëri, duke iu referuar vlerësimeve ndërkombëtare që e klasifikojnë vendin si ‘autokraci elektorale’.
KOHA JONË SONDAZH

