Berisha të iki në 2026 si kryetar i PD? Xhaferri sqaron deklaratën: S’ka rebelim

Debat artificial e quan deputeti demokrat Besard Xhaferri, debatin e krijuar pas deklaratës së tij se nëse nuk përsëriten zgjedhjet, Sali Berisha duhet të iki në 2026 si kryetar i PD-së. Ai sqaroi se nuk ka asnjë rebelim dhe se kjo deklaratë e tij nuk u prit as si debat dhe as si tërmet nga Sali Berisha, por pranoi se ka pasur reagime e kritika të cilat i ka sqaruar.

”Nuk isha në Shqipëri dhe as nuk doja ti jepja ndonjë rëndësi bërjes së atij debati. Mendoj se ishte një debat artificial se një parti demokratike ku debati është gjëja më normale dhe ne këtë e kemi treguar në të gjithë historikun e 25 viteve nuk ka pse të bëjë asnjë lloj debati e tërmeti. Edhe nga kreu i PD nuk u prit as si debat e as si tërmet. Më kanë kontaktuar i kam shpjeguar e sqaruar dhe nuk ka patur asnjë zemërim. Kritikat e sulmet janë gjëja më normale. Debati u krijua nga hiçi. Nuk ka asnjë rebelim, do punoj në mënyrë të pandalur me kryetarin Sali Berisha për të rrëzuar Edi Rama”,-tha në A2cnn”.

Xhaferri thekson se rigarimi i Berishës për kreun e PD-së është vendim i tij dhe institucioneve të partisë, ndërsa thekson se tema kryesore duhet të jetë farsa elektorale, që sipas tij duhet duhet të bëhet kauzë botërore e kombëtare me qëllim ripërsëritjen e zgjedhjeve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?