Berisha: Edi Rama të japë dorëheqjen sepse durimi po soset
Kryetari i Partisë Demokratike kritikoi vendimin e qeverisë shqiptare për të shpallur të padëshiruar një protestuese nga Kosova, Ikballe Huduti, duke e etiketuar si mbështetëse të Iranit. Para vendimit, Kryeministri Rama postoi në llogarinë e tij në Facebook një foto të Hudutit me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad.
Berisha tha se me Ahmadinejad është takuar edhe vetë Rama, si dhe Erion Veliaj.
“Kam qenë kryeministër në pushtet kur shërbimet e huaja më informojnë se Edi Rama ka shkuar në Teheran dhe është takuar me Ahmadinejad. Dhe se Erion Veliaj e ka bërë atë rrugë disa herë. Dhe natyrisht nga hetimet e organeve kompetente doli se të paktën në një rast, Rama kishte shkuar në Internacionalen Socialiste të mbledhur në Iran nga Ahmadinejad”, tha Berisha në një komunikim online me qytetarët.
“Edi Rama, për ta mbyllur, thirrja ime është jep dorëheqjen menjëherë se ti je armiku më i egër i të rinjve shqiptarë. Je arrogant, je cinik, ti i urren ata dhe kërkon që ata të largohen nga Shqipëria. Ndaj dhe jep menjëherë dorëheqjen sepse po soset durimi i tyre”, shtoi më tej Berisha.
KOHA JONË SONDAZH

