Berisha tek Foltorja para Kryeministrisë: “Kur ne të zëmë këtë shesh, Rama do ia mbathë”. Po kur do vendosni, Doktor?
Kreu i PD-së, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Foltoren para Kryeministrisë, deklaroi se demokratët do të nisin betejën përfundimtare për fitoren e opozitës, për fitoren e shqiptarëve.
Ndër të tjera lideri demokrat tha se ”Rama është frikacaku më i madh që ka njohur Shqipëria në atë detyrë. Vetëm një moment, shikoni se ç’bën çdo natë me Adriatik Lapajn, në protestën e tij më qytetare, më civile. Vë një karrige aty, disa mjete dhe proteston në emër të çdo qytetari.
Çdo ditë, me orë të tëra policia, banditët ua heqin çadrat, u heqin tavolinat, u heqin ujin me akte banditeske. Pse kjo? Sepse ai është kryefrikacaku i kombit. Kryehajduti është edhe kryefrikacaku i kombit.
U garantoj unë se ai është aty, se ai vjedh shqiptarët ditë e natë, e nuk ngopet kurrë, e tha bukur Gëzim Sadiku, ai nuk ngopet kurrë. Ai i bën të gjitha këto vetëm për shkakun tonë, se e lejojmë ne. Ju jap ju fjalën e nderit, se kur ta zëmë në këtë shesh, me betimin se nuk e lëshojmë pa largimin e tij, ai do ia mbathë”, shtoi Berisha.
Por demokratët pyesin Doktor: Kur do ta vendosni?! Se keni shumë muaj që deklaron se “kur të vendos”!
Ndaje mendjen Doktor! Nëse të vijnë 100 mijë veta ke shanse, por me aq sa vijnë çdo të hënë te kryeministria, Rama rri edhe 10 vite kryeministër, Doktor!
KOHA JONË SONDAZH

