Berisha: Tragjedia e madhe njerëzore në Nepal dhe Tibet erdhi nga shkëputja e akullnajës nga lartësitë e Himalajave

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për tragjedinë e rëndë njerëzore të raportuar në Nepal dhe Tibet, duke shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave dhe autoritetet.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha e lidhi tragjedinë me shkëputjen e akullnajave nga lartësitë e Himalajeve dhe vërshimin e liqeneve, duke theksuar se fatkeqësia ka shkaktuar humbje të mëdha njerëzore.

”Tragjedia e madhe njerëzore në Nepal dhe Tibet erdhi nga shkëputja e akullnajës nga lartësitë e Himalajave dhe stërmbushja e liqejve që vërshuan dhe morën mijëra jetë njerëzish! Ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve për jetët e humbura! Ndiqeni sipas dëshirës videon”,-shkruan Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Erion Braçe apo Arbër Hajdari për kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga PS?