
“Sot kemi festën e festave të familjes, ditëlindjen e Lilit, ditën e fejesës dhe martesës tonë!
Gëzuar Lili! Edhe shumë e shumë vite së bashku. Gëzuar!”- shkruan Sali Berisha.
Liri Berisha mbetet grua e zonja, korrekte, me dinjitet dhe që ka përballuar gjithë sfidat politike të Sali Berishës. Ajo ka qëndruar larg impenjimit në interesat politike.
Është presidente e Fondacionit “Fëmijët Shqiptarë” (Albanian Children Foundation), një organizatë që mbështet fëmijët me sëmundje të ndryshme, përfshirë autizmin, talaseminë dhe nevoja të tjera shëndetësore.