Berisha veçon “Ujkun e Cërrikut”: Fantastike, fotoja e vitit
Ish-kryeministri Sali Berisha, pas protestës nuk ka nguruar që të zgjedh edhe foton e vitit. Mes qindra imazheve të kapura sot në Bulevardin përballë Kryeministrisë, Berisha veçoi një foto, ku shfaqet një spimtatizant i PD-së.
Këtë foto, Berisha e cilëson si foton e vitit. “Fantastike, foto e vitit!! sb”, shkruan Berisha në profilin e tij në facebook.
Konkretisht bëhet fjalë për një personazh të quajtur në media “Ujku i Cërrikut”, që ka “gdhendur” në kokë me bojë blu inicialet e Partisë Demokratike.