Berisha: Vonesat në gjykime sjellin vetëgjyqësi, kurse Kushtetuta është kthyer në letër të vdekur
Gjatë diskutimit për raportin vjetor të Avokatit të Popullit, kryetari i PD-së, Sali Berisha mbajti një fjalim të ashpër ndaj qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë, duke e cilësuar gjendjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri si “dramatike” dhe “të pashembullt në botë”. Berisha tha se Kushtetuta shqiptare është kthyer në një “letër të vdekur”, ndërsa të drejtat themelore të qytetarëve janë zhdukur në praktikë.
”Në asnjë vend tjetër të planetit nuk ndodh që qytetarët të presin 16 vite për një proces gjyqësor. Kjo është për të qarë. Kjo ka sjellë vetëgjyqësi, 180 vrasje dhe 220 plagosje si pasojë e mungesës së drejtësisë”,-theksoi ai. Berisha u ndal edhe tek një deklaratë e kreut të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili kishte pohuar se brenda një viti afati mesatar i proceseve gjyqësore ishte shkurtuar me vetëm 16 ditë.
”Në asnjë diktaturë sot nuk ekziston situatë si kjo. Qytetarët shqiptarë janë më të shpërfillurit në botë. Kjo mungesë drejtësie krijon shpërthime si ajo që pamë në sallën e gjyqit, kur gjyqtari Astrit Kalaja u ekzekutua publikisht”.
KOHA JONË SONDAZH

