Berishës i hidhet spraj në sy, kryetari i demokratëve nuk ndihet mirë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbetur i lënduar gjatë protestës së zhvilluar këtë të diel në Tiranë, në një moment tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Ngjarja është regjistruar pranë zonës së AKSHI-t, ku situata u përshkallëzua dhe policia përdori mjete shpërndarëse për të kontrolluar turmën. Sipas raportimeve, Berisha ka pësuar lëndime në sy si pasojë e sprajit irritues të përdorur gjatë ndërhyrjes.

Menjëherë pas incidentit, deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij i kanë ardhur në ndihmë, ndërsa mësohet se liderit demokrat iu deshën disa minuta për të rimarrë veten.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu, raportohet se ai është lagur nga uji i hedhur nga autobotët e policisë, çka ka rënduar përkohësisht gjendjen e tij. Për disa momente, Berisha nuk është ndjerë mirë, por më pas situata është stabilizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja ka ndodhur në një klimë tensioni të lartë gjatë protestës së opozitës, ndërsa mbetet për t’u parë reagimi zyrtar i autoriteteve lidhur me incidentin

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?