Berlini reagon për protestat: Qeveria shqiptare të përmbushë detyrimet

Në një kohë kur protestat në Shqipëri janë përshkallëzuar në përplasje të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë, qeveria gjermane rikujton rëndësinë e shtetit të së drejtës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

I pyetur nga Deutsche Welle në Konferencën Federale për Shtyp në Berlin, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme gjermane, Martin Giese, iu referua vlerësimeve të Komisionit Evropian për vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor.

Sipas tij, Mali i Zi kryeson procesin e integrimit, ndërsa Shqipëria ndodhet pranë tij, por ka ende punë për të bërë, veçanërisht në fushën e shtetit të së drejtës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto janë qartësisht detyra që qeveria shqiptare duhet t’i përmbushë. Kërkesa të ngjashme ngre edhe popullsia në Shqipëri, deklaroi Giese.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ai theksoi se shteti i së drejtës dhe lufta kundër korrupsionit janë kritere të rëndësishme për anëtarësimin në BE, por nuk komentoi konkretisht akuzat për dhunë policore gjatë demonstratave.

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë ka kërkuar ndërkohë hetimin me përparësi të pretendimeve për përdorim të tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?