BERZH: Thellohet pabarazia ekonomike, regres politiko-ekonomik

Jo vetëm ekonomia por edhe politika po ndikohen negativisht nga zhvillimi i pabaratë ekonomik i shtresave në Shqipëri. Në prezantimin e Raportit të Tranzicionit që vjen nga BERZH, pabarazia është thelluar, ndërsa drejtori i bankës për Ballkanin Perëndimor thotë se në Shqipëri do të investohen  mbi 2 mld euro. Për guvernatorin e Bankës së Shqipërisë ecuria e ekonomisë rrezikohet nga çmimet e  lëndëve të para dhe zhvillimi gjeopolitik.

Pabarazia ekonomike në Shqipëri është thelluar dhe ajo ka ndikuar negativisht në zhvillimin e mëtejshëm. Ky konstatim vjen në Raportin e Tranzicionit 2016-2017 të BERZH, ndërsa Guvernatori Gent Sejko shprehet se rreziku më i madh përbëjnë çmimet e lëndëve të para dhe zhvillimet gjeopolitike globale. Sejko thotë prioritet për 2017 vijojnë të mbeten ruajtja e stabiltietit financiar dhe vazhdimi i reformave strukturore.

Sejko: Rreziqet kryesore lidhen me ecurinë e çmimeve të lëndëve të para dhe veçanërisht me zhvillimet gjeopolitike dhe ekonomike në rrafshin global.Një element “pikant” i evidentuar si shumë shqetësues, i pranishëm në gjithë vendet në tranzicion, ka të bëjë me thellimin e pabarazisë shoqërore. Raporti evidenton se pabarazia në ekonomi, në mundësi dhe në përfshirjen financiare është rritur duke ndikuar negativisht mirëqenien ekonomike të vendeve në tranzicion.

Drejtori i BERZH për Ballkanin Perëndimor, Holgert Muent u shpreh së në Shqipëri do të investohen mbi 2 mld euro me fokus kryesisht agrobiznesi, turizmi, infrastruktura dhe do të mbështeten sektorët të cialt nuk kanë marrë shumë investime.

Muent: Për vitin 2017 duam që të shkojmë sa më thellë në sektorin privat të agrobiznesit. Firmat apo komopanitë duhet konkurojnë në rajon, të investojnë në makineri dhe të krijohet një treg rajonal për Ballkanin Perëndimor. Duhet nxihtur investimi në turizëm. Presim të ruajmë nëj nivel të lartë investimesh për të mbështetur zhvillimin e ekonomisë. Ne kemi mbështetur në vitin që lam pas 600 projekte dhe rreth 20 mld euro kanë hyrë në ekonomnë shqiptare. Do të investojmë edhe mbi 2mld euro për këtë vit në të gjithë sektorët.

Ndërsa Drejtori i sektorit për Çështjet dhe Politikat Ekonomike të vendeve në BERZH Peter Sanfey u shpreh se janë të kënaqur me stabilitetin ekonomik dhe reformat e kryera.

Sanfey: Situata makroekonomike dhe ecuria e rritjes ekonomike janë impresiunese për ne. Është punuar shumë me stabilitetin ekonomik dhe reformat kryesisht në energjitikë dhe gjyqësor. Do duhet që ato të ecin përpara. Rritja ekonomike nga ne parashikohet në 3.5%. Megjithatë situata e 36 vendeve në rajon është nën mesataren e 20 vjetëve të fundit.

Raporti i tranzicionit po ashtu veçon se në Ballkanin Perëndimor ka pasur përmirësim  të kënaqësisë për të jetuar, kryesisht tek të lindur gjatë tranzicionit, por më të pakënaqurit për jetën janë fëmijët e lindur nga nënat e paarsimuara. Raporti vëren se arsimimi i prindërve është shumë i rëndësishëme dhe për punësimin dhe përmirësimin e GDP për frymë.

/Ora News

SHKARKO APP