Betohen ushtarakët e rinj të Forcave të Armatosura, presidenti Begaj: Paqja dhe siguria duan përkushtim

450 kadetë të Akademisë së Forcave të Armatosura u betuan si efektivë të rinj të Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në një ceremoni ku Presidenti Bajram Begaj paralajmëroi për sfida të shtuara të sigurisë.

“Paqja dhe siguria nuk janë të mirëqena. Ato kërkojnë përkushtim, vigjilencë dhe sakrificë çdo ditë”,-tha Begaj, duke vënë në dukje angazhimin e Shqipërisë në misionet e NATO, Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.

Ai theksoi se Tirana do të vijojë rritjen e buxhetit të mbrojtjes, por nënvizoi se investimet materiale nuk mjaftojnë pa përgatitjen e njerëzve. ”Fuqia e një ushtrie nuk matet vetëm me pajisje apo numra, por mbi të gjitha me njerëzit që e përbëjnë. Matet me ju”,-u shpreh Presidenti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?