“Betoni të ndalet nga rezistenca qytetare”
Lajme E Martë, 20 Prill 2021 14:33
Kryetari i LDE – Partia per Liri, Demokraci dhe Etike Arian Galdini i eshte bashkuar Protestes qytetare tek Parku i Liqenit. Galdini deklaron per mediat se nese ka nje vandal ne kete qytet ai eshte Kryetari Privat i Bashkise Erion Veliaj.
“Kryebashkiaku Veliaj po kerkon te deshmohet i forte perballe qytetareve dhe Opozites, sepse axhenda e tij nuk eshte e mira private por instalimi i Rregjimit te Pakices Plackitese Politike. – u shpreh Galdini. – Vini re sesi Policia Bashkiake perdoret nga Veliaj si Polici Private qe ne mbrojtje te betonit ushtron dhune ndaj qytetareve protestues. Vini re sesa dispropocionale dhe alogjike eshte kjo dhune e Policise Private te Cifligarit te Tiranes Veliaj, per te mbrojtur betonin qe vret pemet, natyren dhe frymemarrjen e qytetit te Tiranes. E c’kend lojerash per femije mund te jete nje kend i tille qe bazohet mbi logjiken e te fortit qe mposht kundershtite e kritiket dhe vret me beton natyren dhe qytetarine? Kend femijesh me arsye e logjike dhune vetem nje Cifligar mund te mendoje te ndertoje. Ne qytetaret e Tiranes nuk mund ta pranojme nje kend femijesh qe bazohet te dhuna mbi natyren dhe mbi qytetaret e kundershtite. Do te rezistojme pa asnje medyshje. Betoni mbi pemet dhe dhuna mbi qytetaret, nuk duan vetem te ndertojne vetem nje Kend Femijesh tek Parku i Liqenit, por duan qe lirine dhe demokracine tone ta kthejne ne Kend Lojerash. E gjithe kjo dhune betoni dhe policie bashkiake qe perdoret si polici private, eshte dhune mbi lirine dhe demokracine tone. Nese e lejojme te na ndodhe kjo sot, neser do te jete shume vone. Kjo Pakice Plackitese Politike duhet te ndalet me cdo kusht. Veliaj eshte vandali i betonit qe shkelmin e tij po ia vendos Parkut te Liqenit dhe lirise sone. Kush nuk nderton dot njeriun, kujton se mund te shitet si ndertues betoni. Vandali antinjeri, e antinatyre nuk duhet toleruar. Qytetaret te rezistojne ndersa PD dhe Opozita te mblidhen sa me pare ne nje Tryeze per Kordinimin e Rezistences qytetare.”