Bie ndjeshëm dollari në tregun vendas, euro mbetet e fortë
Monedha amerikanë ka rënë ndjeshëm në tregun e brendshëm, gjatë ditëve të fundit, duke u këmbyer sot me 124.27 lekë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më I ulët I dollarit që prej shkurtit të këtij viti.
Në të kundërt, euro ka qëndruar e fortë në tregun vendas, afër kuotës së 141 lekëve, duke u këmbyer sot me 140.91 lekë, vetëm 0.02 lekë më pak se një ditë më parë.
Kjo sjellje ka reflektuar tregjet ndërkombëtare, ku dollari ka rënë në nivelin më të ulët ët gati 5 muajve. Një euro këmbehej me 1.13 USD në tregjet ndërkombëtare./Monitor