Bien eksportet – Porti i Durrësit: Në 2016-n u dyfishuan importet

Në portin e Durrësit përgjatë vitit 2016 është shënuar rënie e eksportit, ndërkohë që edhe këtë radhe importet zënë  pjesën më të madhe në volumin total në raport 2 me 1. Porti i Durrësit ka arritur shifrën e 3.5 milion ton mallra të përpunuara gjithsej gjatë vitit 2016.

Gjatë vitit 2016 është shënuar një rritje tjetër e përpunimit të mallrave me anë të kontejnerëve.

Gëzim Kabashi: “Eksportet kanë një rënie. Raporti gati gati është një me dy në qoftë se kemi 1.2 milionë ton eksporte, pjesa tjetër prej 2.3 milionë ton i përket importeve. Zakonisht eksportet janë bazuar te çimentoja kurse pjesa tjetër, ajo e importeve tek qymyri, tubat e gazsjellësit TAP, e kështu me radhë”

Gjatë vitit 2016 nuk kanë munguar edhe përmasat turistike të portit të Durrësit. Në kalatat 4 dhe 5 janë ankoruar 25 krocera dhe veliera turistikë, ndërsa numri i përgjithshëm i jahteve që kanë vizituar portin arrin në 218.

/Oranews

SHKARKO APP