Big Brother/ Flasin për nominimet, për Fiorentinën largohen dy çifte
Marjusi, Enisa Olsi e Lupçe kanë dalë në oborr dhe kanë nisur llogaritë për spektaklin e së shtunës se kush nga çiftet që është në nominim mund të largohet nga shtëpia.
Enisa shprehet se nuk është se ka ndonjë çift të preferuar në shtëpi, por thotë se të paktën me dy nga çiftet, pa përmendur emra, ajo dhe Marjusi ndjehen më afër.
Por Olsi ka një mendim të kundërt dhe i thotë se nuk duhet ta mendojë kështu lojën pasi mund të marrë votë edhe nga çifti që mendon se e ka në krahë.
Më pas Fiorentrina thotë se këtë të shtunë mund ta lënë shtëpinë edhe çifte.
Megjithatë mbetet për t’u parë spektakli i së shtunës për të mësuar për kë nga çiftet e nominuar publiku do të vendosë për të lënë shtëpinë.