Big Brother/ Portokalli, arsyeja e zënkës mes Olsit dhe Fiorentinës

Pasi Olsi është larguar nga krevati dhe është shtrirë diku tjetër për të fjetur, Fiorentina është lodhur duke e pritur dhe ka dalë jashtë në oborr, pas disa minutave pranë saj kanë shkuar edhe Fotinia e Danjeli, të cilët e ngacmojnë për të kuptuar se çfarë ka ndodhur mes tyre.

Fiorentina tregon se gjithçka ka nisur nga një kokërr portokall që ajo ia ka kërkuar Benardit.

“I thashë Benardit më jep një fetë portokall dhe s’ma dha, i thashë për një fetë portokall bën. Dhe tani përderisa më ke partnere s’ke pse më acaron mua nervat dhe i thashë mos me çaj kokën se ti e di shumë mirë, vetëm për një fjalë që unë i thashë mos më çaj kokën. I thashë mos më çaj kokën se ti e di shumë mirë që unë portokallin e kam qejf dhe u nxeh situata. Kur ishte puna e “Kiss” po i mbanim turinj var, por pretendoja se do i sqaronim. Erdhi te banjo dhe bënte uff-buff kjo vërtet është loje që e bën Big-u por nëqoftëse se nuk ndjen mos hajde të më puthësh”, shprehet Fiorenitna që dallohet që mezi përmban lotët.

Danjeli mundohet ta qetësojë duke i thënë se kjo vjen nga ngarkesa brenda në shtëpi.

Por Fiorentina ka edhe raste të të tjera për të treguar. “ E dyta kjo… E treta u ula që do bënim stërvitje, po pija cigare. Çohu, çohu, çohu, çohu, por unë po pija cigare dhe vjen Xheni dhe i thotë pije një cigare, vjen Dona dhe i thotë pije një cigare që të presim këta që pinë cigare. Tani ti hedh batuta me mua hedh batutë. Ku të çon mushka, dhe fillon flet në ajër”.

“Janë situata që kalojnë”, shprehet Danjeli, që shton se disa gjera duhet të anashkalohen, pasi në të kundërt fillojnë gërricjet në çift.

“Nuk është normale unë kam duruar dhe gjëra më të mëdha këto gjerat më të vogla më acarojnë më keq”, thotë Firorentina, e cila është edhe acaruar për faktin se ai ka shkuar dhe i ka kërkuar llogari përse folur me banorë të tjerë për problemet tyre.

“Vjen më thotë mua vërtet kemi probleme, por s’ke pse hap tellallin dhe më tha në një muaj e gjysmë s’më ke njohur. I thash ti s’më ke njohur mua se dal vet po të dua të flas më vete

Danjeli vijon përpjekjen për ta qetësuar duke i thënë se këto situata janë momentale dhe se gjithçka do të zgjidhet pasi janë kapur për gjera të vogla në momente nervash.

“Nervat i ke lënë jashtë se përderisa ke marrë përsipër të hysh këtu dihet se çfarë edicioni është dhe s’ke ardhur me Armelën me Fotininë, por me mua. Një gabim i atij rendon dhe tek mua shumë, kur unë i flas është egoist mendon vetëm për vete ndërsa unë mendoj për të dy, ai kaq nuk kupton, më nevrikos dhe më mërzit”, shprehet Fiorentina.

SHKARKO APP