”Binaj një kandidat konsensual”, Koka: Opozita e fitoi sfidën e bashkimit në Tiranë
Gazetari Bledian Koka, thotë se kandidatura e Florian Binaj mund të konsiderohet konsensuale pasi ka fituar mbështetjen e palëve, madje edhe të atyre që kërkonin një personazh më politik për zgjedhjet e pjesshme lokale. Për të me këtë kandidaturë, opozita tashmë e kaloi sfidën e parë dhe më të rëndësishme që është ajo e bashkimit.
“A do të jetë Tirana tentativa e PD për tu rishpikur. Një sfidë e parë u fitua. Përzgjedhja e një kandidati që ka marrë mbështetjen e të gjithëve. Një kandidat që vjen nga vokacioni qytetar, nga dinjiteti qytetar. U krijua një proces negocimi që sot nxori një kandidat, i cili sot është konsensual.
Edhe ata që donin tjetër thanë nuk është kandidat I keq. Edhe në 2023 PD iu bë presion për një kandidat jo shumë politik dhe sa më pranë qytetarëve. Sot jemi te kjo pikë. Sfidën e parë që kishte opozita për t’u bashkuar në Tiranë e fitoi”, tha Koka në A2 CNN.
KOHA JONË SONDAZH

