Binjakët dhe Gaforrja, parashikimi për vitin 2015
Horoskopi 2015
Binjaket
Shëndeti
Ky vit mund të ketë një ngërç të vogël përsa i përket aktivitetit tuaj fizik. Megjithatë, po të keni kujdes veten, mund të ktheheni menjëherë në një formë të mirë dhe të jeni shumë joshës. Në fund të shkurtit e në fillim të marsit, mund të keni një problem më të madh me shëndetin, për shkak të Diellit dhe Mërkurit në shenjën e Peshqve. Kujdes të zgjidhni mjetet dhe mundësitë e duhura për t’u kujdesur për veten! Në verë do të jeni në formën tuaj më të mirë dhe do të ketë njerëz, që do t’ju bëjnë komplimente për look-un tuaj. Në kthim të pushimeve verore, mos e ekzagjeroni me sportet që kanë të bëjnë me duart, si tenisi. Planetet mund t’ju shkaktojnë ndonjë problem. Vjeshta dhe dimri do t’ju shohin në një formë të plotë, me përjashtim të ndonjë problemi venash, në mes të dhjetorit për njerëzit e moshuar që i përkasin kësaj shenjë.
Paratë
Nëse këtë vit do të keni për qëllim të shpenzoni, apo të bëni investime të rëndësishme, si marrja e një shtëpie, mos humbisni shumë kohë! Në fillim të muajit mars, prania e Marsit në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë më aktiv, duke ju nxitur të zgjidhni më së miri. Momente shumë delikate të punës suaj do të verifikohen në mes të korrikut, kur Dielli dhe Mërkuri do të jenë të pranishëm në shtëpinë e parave tuaja. Ma avancimin e vjeshtës, prania e Jupiterit nuk do t’ju favorizojë, sepse do të jetë në kundërshtim me shenjën tuaj dhe do të bëjë që të shpenzoni më kot! Fillimisht merrni kohë në janar dhe shkurt për t’u angazhuar në çështje serioze biznesi e finance. Ju keni nevojë që të siguroni një pikë të qëndrueshme në çdo buxhet dhe vlerë, që janë nën kontrollin tuaj. Konsideroni me kujdes investimet, por mos thoni jo vetëm se po prisni një mundësi më të mirë.
Karriera
Ju mund të keni një reputacion në punë, të merituar apo jo, për të qenë më të fokusuar në fjalët sesa veprimin. Viti i fundit ju ka parë të luftoni me intensitet me atë çështje, në një mënyrë, apo në një tjetër, dhe lajmi i mirë është që viti 2015 do të sjellë për ju besueshmëri të reja dhe do të lulëzojë reputacionin tuaj, në mënyrën që ju keni shpresuar. Mbështetja pas supeve që keni nuk ka kaluar pa u vënë re dhe ndërsa roli juaj vital fillon të fitojë më shumë vëmendje, do të shihni shpërblimin të rritet në proporcion të drejtë. Mund të jetë koha e duhur për të filluar lirimin dhe rigjallërimin e marrëdhënieve tuaja jozyrtare në punë dhe do të keni nevojë më shumë për miq dhe admirues. Mund të ndodhë që një mik, apo vartës i juaji nuk po jep angazhimin e duhur. Këtë herë, ju keni plotësisht të drejtë dhe do t’ju duhet të zgjidhni çdo gjë, sipas mënyrës suaj.
Dashuria
Pikëpamja juaj romantike për muajt janar deri në mars është e mbuluar me re, me rreze dielli të shpërndara. Ju keni vazhduar përpara edhe me këtë kufizim. Fakti është që keni probleme t’i shpjegoni vetes çdo të thotë për ju një marrëdhënie dhe është shqetësuese. Paaftësia për të parashikuar se ku është drejtuar marrëdhënia juaj do t’ju dërgojë në mjegullën e dykuptimësisë. Mbrohuni kundër një kohe të stuhishme psikologjike dhe shërbejini vetes. Në pranverë është kohë që të ndieni një depërtim emocional. Ju do të zbuloni se si të fiksoni një marrëdhënie, apo si të silleni në një lidhje. Eshtë një koordinim perfekt, sepse në prill do të mund të shihni një miqësi të afërt në një dritë të re ngacmuese. 2015-a do të sjellë zhvillime të tjera të rëndësishme në anën tuaj romantike. Është viti më i mirë për të lënë pas krahëve stuhitë tuaja, sepse keni shumë mundësi diellore në horizontin përpara jush.
Gaforrja
Shëndeti
Në vitin 2015, rrallëherë do të ndodhë që të gjendeni në vështirësi. Përsa i përket shëndetit do të jeni shumë mirë dhe këtë do ta vënë re edhe të tjerë. Në fillim të vitit mos u tregoni grindavec. Për shkak të elementëve astrologjikë, që do të ndodhen në kuadratin e shenjës së suaj, gaforres, por që do të jenë në kundërshtim me ju, do të keni disa probleme të lehta me gjymtyrët. Duhet të merreni pak me sport për të përmirësuar rezistencën e gjymtyrëve, sidomos këmbëve. Mes majit e qershorit kini kujdes nga sforcime të ekzagjeruara të duarve, si në punë ashtu edhe në sport. Dielli dhe Mërkuri në shenjën tuaj mund të shkaktojnë probleme të vështira muskulature. Stinët e tjera pas verës, sidomos pjesa qendrore e vjeshtës, do t’ju shohin në një formë të mirë. Nga fundi i tetorit deri në fund të vitit 2015, në kohën që do të jeni të qetësuar do të keni një pamje, një fizik dhe një shëndet për t’u pasur zili.
Paratë
Pozicioni i mirë i Jupiterit në një drejtim me shenjën tuaj do t’ju bëjë më të sigurt karshi surprizave që keni pasur vitin e kaluar, të cilat ju kanë krijuar probleme financiare në më shumë se një herë. Duhet vetëm që të jeni të kujdesshëm e të mos shpenzoni shumë për të treguar superioritetin tuaj, siç mund të frymëzoheni e nxiteni nga Saturni. Momentet më të volitshme për të blerë diçka që do t’ju duhet apo, për të investuar paratë tuaja, do të jenë ato, që do të pasojnë menjëherë pushimet verore, kur Dielli, Mërkuri dhe Venusi do të gjenden në shtëpinë tuaj të parave. Më pak të goditura do të jenë zgjedhjet tuaja me afrimin e dimrit. Tregohuni të kujdesshëm përsa i përket portofolit, sepse Jupiteri do t’jua dobësojë intuitën që ju ka dhuruar deri në atë moment! Ndërprisni shpenzimet! Sa më shumë para të kurseni, aq më mirë do të jetë dhe do ta kuptoni në fund të vitit.
Karriera
Nëse keni qenë në një guaskë gjatë të gjithë vitit 2014, viti i ri do t’ju sjellë mundësinë (dhe detyrimin) të dilni nga kjo mburojë dhe të rifilloni me më intensitet. Muajt e parë të vitit do të jeni shumë i gjallë, pasi do ta gjeni veten të zhytur në një punë masive, përveç prirjeve tuaja të zakonshme, mund të bëheni edhe synimi i më shumë se një punonjësve të rinj. Përdorni atë ndjesi tuajën, për të cilën jeni i famshëm për të vlerësuar të gjitha premtimet dhe deklaratat, sepse në fund një prej këtyre lidhjeve do të ofrojë më shumë. Në mes të vjeshtës së ardhshme, do të kaloni në ndjesinë e nostalgjisë për situatën e punës, që keni pasur shumë kohë më parë, për të cilën thellë e dini se është e pazëvendësueshme. Aq sa të rëndësishme do të jenë marrëdhëniet e punës suaj, po aq do të jenë edhe paratë.
Dashuria
Nëse nuk është për gjë tjetër, fillimi i vitit të ri do të jetë për ju një periudhë vetëvlerësimi. Mos u çudisni nëse propozimet romantike shoqërojnë komplimentet e zemrës. Në departamentin e marrëdhënieve, situata mund të shkojë pikërisht aty ku jeni keni kërkuar gjithmonë, apo mund t’ju shuajë një farë entuziazmi të tepruar që keni përgjithmonë. Nëse jeni singëll, do të tërhiqeni nga dikush për të cilin nuk keni menduar kurrë në një perspektivë serioze. Personi tjetër mund të jetë me më shumë pasion sesa ju. Nëse nuk jeni të përgatitur për një marrëdhënie ekskluzive që do t’ju propozohet, atëherë respektoni vetë instinktin tuaj dhe mos i lejoni vetes të bindeni pa dashur. Një komunikim i ëmbël mund të zgjasë gjatë. Nëse jeni gati për t’u lidhur me një njeri special, breshëri lëvdatash dhe shenja materiale të tërheqjes e afrimitetit nga partneri juaj, nuk do të dëmtojnë këtë marrëdhënie.