Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksident në Durrës
  • Berisha
  • SPAK dhe SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Opozita kundër Ramës
  • Protesta Kryeministria
  • Interi-Como
  • Bllokada ndaj Iranit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale

Lajme E mërkurë, 23 Shtator 2026 17:19
BIRN: Kuvendi injoron konsultimet publike, fut në shqyrtim Reformën Territoriale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Komisioni për Çështjet Ligjore mori në shqyrtim të mërkurën projektligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive të qeverisjes vendore” të propozuar nga deputetët socialistë, ndërsa konsultimet publike me komunitetet lokale vijojnë deri në fund të shtatorit. Ulsi Manja, kryetar i këtij komisioni, refuzoi të hidhte në votim kërkesën e opozitës për të rikthyer procedurën e shqyrtimit dhe depozitimin e nismës me përfshirjen e qëndrimeve që vijnë nga komunitetet lokale.

“Ne do të vijojmë shqyrtimin në parim deri më 29 shtator, kur është afati i përfundimit të konsultimeve nëpër bashki, pastaj pasi të marrim dhe këto qëndrime, e votojmë,” tha ai. Sipas një kalendari pune të Kuvendit, ku parashikohet votimi në seancë plenare më 8 tetor, socialistët në mënyrë të njëanshme kanë vendosur të avancojnë përpara procedurën parlamentare të nismës, ku propozohet një rikonfigurim i hartës territoriale të vendit me reduktimin e bashkive nga 61 në 46.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Opozita kundërshtoi në komision futjen në rend dite të nismës së PS-së, duke pretenduar se nisma ishte dorëzuar në shkelje të dispozitave ligjore dhe kushtetuese duke anashkaluar përfundimin e konsultimeve publike. “Të kthehet pas dhe të futet në procedurën kushtetuese se s’mund të ecim në shkelje të Kushtetutës,” tha Luçiano Boçi, i cili ishte bashkëkryetar i opozitës për komisionin bipartizan për këtë reformë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Të mbarojnë dëgjesat, të merret mendimi dhe më pas të vihet këtu,” shtoi ai, duke këmbëngulur se një reformë e njënashme pa konsensus politik dhe për më tepër pa konsensus qytetar bie ndesh me parashikimet kushtetuese. Edhe deputeti Oerd Bylykbashi kërkoi që Komisioni i Ligjeve të votonte për kthimin e projektligjit në zyrën e Kryetarit të Kuvendit për t’u përfshirë në nismë edhe qëndrimet e konsultimeve publike. “Kjo nismë godet themelet e Kushtetutës dhe është detyrim ligjor që të merren parasysh qëndrimi i popullsisë,” tha Bylykbashi, duke akuzuar mazhorancën se ka nisur procedurën në shkelje ligjore dhe se po tenton të anashkalojë qëndrimet e komuniteteve.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 1 ore
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 2 orësh

Deputetë të tjerë të PD-së sollën në vëmendje që në bashkitë që projekti i PS-së parashikon t’i shkrije me bashki më të mëdha po bëhen protesta të përditshme kundër nismës dhe vetë këshillat bashkiakë kanë votuar kundër shkrirjes. Në shenjë revolte, deputetët e opozitës braktisën mbledhjen e komisionit, e cila vijoi me prezantimin e nismës nga Arbjan Mazniku. Mazniku tha se reduktimi i numrit të bashkive do të siguronte më shumë shërbime për qytetarët.

Që prej fillimit të gushtit në të gjitha bashkitë e vendit, propozimi i PS-së po has kundërshti nga qytetarët gjatë dëgjesave publike. Në disa bashki të vogla ka shkaktuar edhe protesta të përditshme që refuzojnë shkrirjen e njësisë së tyre vendore me një njësi më të madhe. Sipas projektit, bashkitë Fushë-Arrëz, Klos, Rrogozhinë, Dimal, Poliçan, Patos, Divjakë, Selenicë, Maliq, Këlcyrë, Memaliaj, Libohovë, Cërrik, Belsh dhe Prrenjas humbasin statusin si njësi të pavarura të vetëqeverisjes vendore dhe bashkohen me bashkitë fqinje më të mëdha.

Konkretisht, Fushë-Arrëzi bashkohet me Pukën, Klosi me Matin, Rrogozhina me Kavajën, Dimali dhe Poliçani me Beratin, Patosi me Fierin, Divjaka me Lushnjën, Selenica me Vlorën, Maliqi me Korçën, Këlcyra me Përmetin, Memaliaj me Tepelenën, Libohova me Gjirokastrën, Cërriku e Belshi me Elbasanin, ndërsa Prrenjasi kalon nën varësi të bashkisë Librazhd. Modeli i propozuar synon të ruajë bashkinë si qendrën e organizimit vendor, por ndryshon organizimin e saj të brendshëm nga skema “Bashki–Njësi Administrative” në “Bashki–Qytet–Njësi Administrative”.

Për çdo qytet parashikohet emërimi i një nënkryetari përgjegjës për koordinimin e shërbimeve, ndërsa këshillat bashkiakë do të riorganizohen për të pasqyruar peshën demografike të qyteteve përbërëse. Nga ana tjetër opozita ka dalë me një projekt që propozon shtimin e bashkive nga 61 në 100 njësi për të decentralizuar shërbimet publike më pranë komuniteteve. /Reporter.al/

Etiketat e lidhura

reforma territoriale
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 1 ore

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 2 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 2 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 9 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 19 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 16 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.