Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 22:31 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE Një studente kineze e doktoraturës në Princeton është ndaluar nga ICE në aeroportin Ronald Reagan. Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se ajo kishte tejkaluar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erion Veliaj
  • Zgjedhjet 9 Maj
  • Protesta
  • Berisha dhe mediat
  • Vrasje
  • Futboll
  • Rama në Elbasan
  • NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

BIRN: Më shumë policë se protestues, aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm

Lajme E hënë, 27 Korrik 2026 18:38
BIRN: Më shumë policë se protestues, aktivistët paqësorë shoqërohen dhunshëm
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Aktivistët dhe qytetarët që iu bashkuan protestës së thirrur para Parlamentit të hënën u përballën me kordonët e policisë, të vendosur deri në qindra metra larg godinës ku deputetët ishin mbledhur në seancë plenare. Rreth orës 08:30, protestuesit u mblodhën me thirrjet “nuk na përfaqësoni”, “deputetë të krimit”, por qindra punonjës policie, përfshi dhe ata të Ndërhyrjes së Shpejtë kishin krijuar disa radhë në secilën prej rrugëve që të çojnë drejt godinës së Parlamentit, duke e bllokuar aksesin në të. Po ashtu, dhjetëra atoblinda, automjete që përdoren për shpërndarjen e protestuesve me ujë dhe mjete të tjera të Policisë së Shtetit gjendeshin brenda territorit të rrethuar.

Bllokimi i rrugëve solli pengesa për qindra qytetarë, të cilët kishin nevojë të arrinin në punë apo në destinacionet e tyre, të cilëve punonjësit e policisë u sugjeruan të përshkruanin rrugë disa herë më të gjata. Radhët e gjatë e të gjeshura të punonjësve të policisë, tregonin se numri i tyre ishte disa herë më i madh se ai i protestuesve. Këta të fundit u ndanë në dy grupe, ku disa qëndruan pranë Xhamisë së Namazgjasë dhe të tjerë pranë Ministrisë së Brendshme. Kur protestuesit marshuan nga Ministria e Brendshme, për t’iu bashkuar të tjerëve tek Rruga e Elbasanit, ata u shoqëruan gjatë gjithë rrugës përgjatë bulveardit “Dëshmorët e Kombit” dhe bulevardit “Zhan d’Ark”, nga punonjës policie të shumtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Kur mbërritën pranë Rrugës së Elbasanit rrreth orës 10:00, postblloku i policisë u shty në anën tjetër të urës, duke e zgjeruar rrezen e rrethimit, ndërkohë që brenda këtij territori mbetën disa protestues që ishin aty më parë. Protestuesit u afruan, ndërkohë që policia shoqëroi disa protestues, mes tyre dhe aktivistin Arben Kola, i cili u ngrit pupthi në ajër nga katër punonjës policie, të cilët e kishin kapur prej duarsh dhe këmbësh. Shoqërimet u kryen forcërisht, ku disa u shtrinë me forcë në tokë ose u tërhoqën për t’u vendosur prangat, për t’u shoqëruar më pas drejt komisariatit nr. 1.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kur një gur u hodh në drejtim të punonjësve të policisë, ata u kundërpërgjigjën me spraj me piper, duke dëmtuar disa protestues dhe fotoreporterin Malton Dibra, i cili ishte duke ushtruar detyrën e tij. Një i ri u shoqërua për në spital me autoambulancë, si pasojë e dëmtimeve të shkatuara nga spraj me piper.

Mund t'ju interesojë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Para 4 orësh
Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Para 4 orësh
Erion Veliaj ka frikë mos e vrasin?

Erion Veliaj ka frikë mos e vrasin?

Para 4 orësh

Protestuesit hodhën vezë ndaj efektivëve të policisë, por disa prej aktivistëve bënë thirrje për qetësi. Protestuesit u rikthyen pranë Ministrisë së Brendshme, ndërkohë që një pjesë vijonin protestën e tyre pranë qendrës tregtare Toptani. Rreth ores 11:30 u mblodhën në Sheshin Skënderbej, e prej andej marshuan drejt Komisiariatit nr.1 duke kërkuar lirimin e pesë të shoqëruarve.

Pasi u lirua nga komisariati, aktivisti Kola tha se nuk kishte bërë asgjë, përveç thirrjeve si zakonisht në çdo protestë. Ndërkohë, katër aktivistë të Lëvizjes Bashkë si dhe tre të rinj u shoqëruan nga policia rreth orës 15:30 të së hënës, teksa ishin duke qëndruar në trotuar, në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Përmes një postimi në llogarinë e kësaj lëvizjeje në Facebook, bëhet me dije se katër të shoqëruarit “nuk po bënin asgjë, përveçse po rrinin në trotuar”.

Një prej aktivistëve në këtë protestë, Edison Lika pohoi për BIRN se për shkak të dhunës dhe arrestimeve të shumta të mëparshme të policisë, gjatë protestës së të hënës kishin marrë më pak vezë, me qëllim shmangien e çdo përplasjeje me punonjësit e Policisë së Shtetit. “Megjithatë, … ata kishin ardhur sot me një urdhër të qartë, përsëri për të ushtruar dhunë. Pati disa arrestime edhe duke mos pasur asnjë lloj përplasjeje me policinë. Njëri prej djemve u arrestua për shkak se po flimonte, tjetri u arrestua sepse kaloi Lanën. Është paradoksale…. Edhe disa të tjerë u dëmtuan me peper spray,” tha Lika duke e konsideruar dhunën të pajustifikuar.

Edhe aktivistja Sidorela Vatnikaj i tha BIRN se kishin bërë thirrje për tubim paqësor, por ishin pritur në terren nga një numër i jashtëzakonshëm punonjësish policie, absolutisht jo në proporcion me numrin e protestuesve, e as me rrezikshmërinë e tyre. “…Po bëhet disa herë që protestuesit po shoqërohen në mënyrë të dhunshme, të turpshme, pa asnjë protokoll, pa u bërë nga protestuesit asnjë akt i dhunshëm apo jashtë ligjit, por vetëm sepse janë në të drejtën e tyre paqësore për të protestuar,” tha Vatnikaj.

Forcat e shumta të policisë, dhuna ndaj protestuesve dhe shoqërimi i tyre, ka lënë të njëjtën përshtypje dhe për aktivisten Fatma Paja. “…Kishte më shumë policë se protestues, pavarësisht se protestuesit ishin me fëmijë, aspak të dhunshëm. I kapën në mënyrë shumë brutale, shumë të dhunshme. … Duhet ngritur zëri edhe ndaj kësaj dhune që iu drejtohet qytetarëve dhe protestuesve paqësorë,” tha Paja. /BIRN/

Etiketat e lidhura

protesta
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 4 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 4 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!
Para 4 orësh

Berisha: Mediat kombëtare 80-90 % për qeverinë!

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë
Para 4 orësh

Mourinho dhe lodhja e Real Madridit: Kam lojtarë që dinë të gënjejnë

Më të lexuarat

1 Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!
Para 5 orësh

Rama përjashton miqtë e Erion Veliajt, Veliaj shkarkon drejtorët pro Ramës!

2 Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE
Para 4 orësh

Studentja kineze e Princeton ndalohet në aeroport nga ICE

3 Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë
Para 4 orësh

Myslim Murrizi: Erion Veliaj mund të rikandidojë për kryebashkiak në Tiranë

4 Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!
Para 13 orësh

Histori sekrete, Mbreti Zog dhe e dashura e tij moldave. Tokat e saj në Xhafzotaj!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.