Blatter: Nuk jam unë djalli, Platini si “virus” anti-FIFA
Mes kreut të FIFA-s dhe atij të UEFA-s, tani lufta është e hapur, pasi të dy po i humbin postet edhe nga një luftë e kaluar mes tyre, por e mbajtur fshehtë.
Joseph Blatter përpiqet të mbrohet duke sulmuar kreun e UEFA-0s, Mishel Platini, në fakt të dy janë të akuzuar për korrupsion dhe nuk kanë të drejtë të garoj në më për kreun e FIFA-s.
Një ditë para daljes përballë Komisionit Etik ku do të vendoset fati i tij, pas 17 vitesh në krye të Fifas, Blatter që aktualisht është i pezulluar për 90 ditë nga detyra, rrezikon përjashtimin e përhershëm, ndaj shpërthen kundër.
“Të përjashtohemi përjetë! Unë dhe Platini! Çfarë kemi bërë? Morëm gjithë paratë e FIFA-s dhe u arratisëm? Vramë ndonjërin? Unë nuk jam djalli. Besoj te Zoti. Jam i shokuar, Më pezulluan për 90 ditë pa më dëgjuar. Do të shkoj me avokatin tim të zotë për tu mbrojtur. Në Zvicër nuk mund të japin dënim të përjetshëm pa të dëgjuar.”
Blatter i vënë në qendër të një skandali korrupsioni që ka tronditur Fifa-n betohet se është i pastër.
“Në jetën time nuk kam pranuar kurrë para që s’i kam fituar dhe gjithmonë i kam paguar borxhet. Ju siguroj se 2 milionë frangat që ju dhanë Platini ishin legjitime, tani po më duket sikur kam pas Inkuizicionin”.
Blatter përpiqet të sqarojë më në detaje çështjen e pagesës për Platini.
“ Në 98’, Michel më tha se donte të punonte me mua dhe unë i thashë po. Ai shtoi se ishte i shtrenjtë pasi donte një milionë në vit. Ishte një kontratë e vlefshme verbale. Ai punoi mirë pastaj u zgjodh në FIFA dhe në UEFA, dhe unë nuk u shqetësova për pagesën, pastaj ajo u krye kur kërkesa kaloi në Komisionin e Financave,” – theksoi Blatter. Pavarësisht se Platini e sulmoi hapur Blatter përpiqet t’i rregullojë gjërat me francezin.
“Është një burrë i ndershëm. Pak si “primadona”, por jo gjithë Europa e mbështet. Ka shumë që janë me mua dhe kundër tij. Spanjolli Villar më ka qëndruar pranë. Ka një virus anti-Fifa që fillon në UEFA dhe shtrihet te anglezët. Kryeministri britanik shkoi në BE për të thënë se nuk mund të jem presidenti i FIFA-s. Një spekulim politik”.
Për sa i përket Platini, mediat franceze dhe veçanërisht L’Equipe shkruajnë se presidenti i UEFA-s po mendon të bojkotojë Komisionin e Etikës duke mos u paraqitur në përballjen me organin që sanksionoi pezullimin e tij për 90 ditë, dhe pritet të marrë një vendim përfundimtar.