Bleona refuzon “live” mjekun Dalip Gjoka, kur ky po i propozonte sërish!
Mjeku Dalip Gjoka, i cili i ka bërë një propozim për martesë këngëtares së njohur, Bleona Qerreti, edhe pse përfundoi ca kohë më parë në psikiatri dhe pranoi se ka e kanë stresuar edhe më tepër që kur shprehu ndjenjat e sinqerta, ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit. Në këtë emision ai i shprehu sërish ndjenjat këngëtares, duke i qëndruar kërkesave që kishte parashtruar kohë më parë.
Gjoka pranoi gjithashtu se bashkëshortja e tij nuk i ka pritur mirë këto kërkesa, por shtoi se inati një javë zgjat dhe se ajo arrin ta kuptojë.
Por përmes një SMS-je të dërguar në telefonin e Arjan Çanit gjatë kohës që po intervistonte Gjokën, Bleona shprehet se e ka ende zemrën e lënduar nga ndarja e fundit me Ganin dhe i kërkon mjekut të vazhdojë jetën e tij, teksa ky i fundit është edhe në prag të pensionit.
Përgjigja e Bleonës, që lexoi Arian Çani gjatë emisionit “Zonë e Lirë” ishte: “I thashë Bleonës që mund të kishim një lidhje me Skype kur të vije ti, Bleona më shkruan: Zemër, më thotë mua zemër, s’kam shans se kam punë në darkë. Është ora 11 e 30 në Moskë, të shof ca mund të bëj nesër”. Mi tha parmbrëmë këto kur i thashë që kam Dalipin në studio. Sot në 2 të drekës më tha: “Bëji të fala Dalipit dhe i thuaj se akoma e kam zemrën e lënduar nga divorci me Ganin, s’dua ta lëndoj por ai duhet të vazhdojë jetën e tij. E falënderoj shumë thotë, ky s’është refuzim…”
Gjithsesi, Dalip Gjoka është bërë papritur i famshëm për shkak të kësaj historie, disi të pazakontë, për faktin se përveç diferencës së moshës me këngëtaren Bleona Qerreti, ai nuk është i divorcuar.