Blindohet Kryeministria/ Shtyllat e kamerave lyhen me graso, vendosen gardhet metalike
Kryeministria është blinduar me veshje metalike, masa të cilat janë marrë përpara çdo proteste. Shtyllat ku janë të pozicionuara kamerat e sigurisë në zonë janë lyer me graso me qëllim për të parandaluar ngjitjen e personave dhe dëmtimin e tyre.
Janë vendosur edhe gardhe metalike rrethuese, qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është ndaluar dhe në mes të rrugës është vendosur si dhe herët e tjera podiumi ku do të mbajnë fjalën demokratët.
Ndryshe nga herët e tjera, policia nuk e ka aprovuar zhvillimin e protestës për shkak të akteve të dhunës, megjithatë sipas ligjit “për Tubimet” efektivët e policisë do të jenë në terren për të garantuar sigurinë e institucioneve dhe qytetarëve.
KOHA JONË SONDAZH

