Bllokimi i autostradës dhe rrugës së Rinasit, Arben Kola: Nuk do të përsëritet më, jam në ball të marshimit
Aktivisti Arben Kola, i vetëshpallur nismëtar i protestës, tha se bllokimi i autostradës Tiranë-Durrës dhe Rrugës së Rinasit, nuk do të ndodhë më. Gjatë fjalës në protestë, Kola tha se deri dje marshimet ishin udhëhequr nga ata që ai i cilësoi Gjenerata Z. Ai shtoi se për t’u kujdesur që epidosi i djeshëm të mos përsëritet, sot do të jetë vetë në ball të marshimit.
”Në rrjetet sociale thonë jemi përcarë, nuk jemi përcarë, ka pasur tentativa, por nuk jemi përcarë. Armiku i përbashkët sot është Edi Rama dhe qeveria e tij.
Që të kuptohemi marshimi ka qenë i organizuar nga grupe të rinjsh, nga gjenerata Z, që do e quaja gjenerata më e bukur e shekullit 21.
Marshimi s’ka të bëjë me grupin nismëtar, as me organizatorët. Nga sot do jem unë në ball të marshimit, bashkë me studentët”, tha mes të tjerash Kola.

